• |
ide | kryesore

Stanley Tucci rrëfen betejën me kancerin : Jam me fat që jam gjallë

-Instant, F1, Paparazzi



Aktori i njohur Stanley Tucci ka rrëfyer së fundmi betejën e tij me kancerin.

Gjatë një interviste për ‘People,’ aktori i cili u diagnostikua në vitin 2017, deklaroi e se është “tepër me fat” që është gjallë pasi skanimi i tij fillestar nuk e zbuloi tumorin në gjuhë.“Unë bëra një skanim, por skanimi nuk nxorri gjë. Dhe sigurisht, kur mendon se mund të ketë diçka që nuk shkon, gjithashtu ke frikë se diçka nuk është në rregull” u shpreh Tucci, i cili humbi gruan e tij të parë, Kate Spath, nga kanceri i gjirit në vitin 2009.

Pas disa vizitave, një mjek zbuloi tumorin 3 centimetra.”Ata nuk mund të bënin operacion sepse tumori ishte shumë i madh,” shpjegoi ai“Është një mrekulli që nuk u përhap”.Stanley iu nënshtrua një trajtimi rrezatues 35-ditor dhe shtatë seanca kimioterapie, të cilat ia shkatërruan shqisat e shijes dhe nuhatjes. Pasi trajtimet e tij përfunduan në vitin 2018, ai filloi të rifitonte shqisat dhe aftësinë e tij për të ngrënë, të cilën ai e përshkroi si “vetëm gjëja më emocionuese në botë” pasi e lejoi atë të eksploronte sërish pasionin e tij për ushqimin. Autori i librit të gatimit vlerësoi gjithashtu gruan e tij, Felicity Blunt, që e ndihmoi  në përvojën e tmerrshme./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *