• |
ide | kryesore

Ka humbur besimi/ Premtimet e Ramës për çmimin e naftës nuk ndalin protestën

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Përpara se të nisej sot për në Turqi tek Erdogan, kryeministri Edi Rama nxitoi të dilte sërish para mediave bashkë me ministren e Financave dhe Infrastrukturës për të konfirmuar të kundërtën e asaj që ai kishte thënë prej disa ditësh se qeveria nuk ndërhyn dot në treg për çmimin e naftës prandaj populli duhet të shtrëngonte dhëmbët për përballimin e krizës energjitike.

Rama sot njoftoi krijimin e një bordi me 5 përfaqësues të furnizuesve me naftë dhe të qeverisë për të caktuar bashkërisht çmimin e karburantit për të paktën dy muajt e ardhshëm. Këtë do ta bënte përmes një Akti Normativ që pritet të miratohet nesër. Por kjo lëvizje e tij e shpejtë dhe duke nuhatur përshkallëzimin e protestës, nuk i ndali qytetarët të vijonin revoltën e tyre.

Për të tretën ditë radhazi Tirana u ndez sërish mbrëmjen e së premtes nga protestuesit duke konfirmuar ndër të tjera mosbesimin e madh që është krijuar te Rama. Qytetarët e kanë të vështirë t’i besojnë retorikës dhe akrobacive të kryeministrit të cilat janë pothuajse identike me ato që pamë gjatë protestës masive të studentëve 4 vite më parë, që Rama e shuajti me diabolizëm pas disa ditesh.

Qytetarët nuk u tubuan vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera si Shkodra, Lezha, Durrësi e Berati. Më herët gjatë paradites në protestë kishin dalë fermerët në Lushnje, të cilët në tentativë për të bllokuar autostradën u përplasën me Policinë e Shtetit. Në mesditë nisën një tubim edhe studentë të Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe gjithashtu shumë qytetarë të Korçës. Çfarë u vërejt në ditën e tretë të protestës përvec faktit se qytetarët nuk iu besojnë fjalëve të Edi Ramës, është reagimi jo proporcional i Policisë së Shtetit.

Në Durrës e Berat pati konfrontime fizike dhe arrestime. Në shkelje flagrante të ligjit, agjentë civilë të Policisë së Shtetit ndaluan disa protestues në Durrës dhe ushtruan dhunë ndaj tyre. Ata mbanin armë në brez edhe pse dicka e tillë është e ndaluar me ligj gjatë tubimeve.

Ndërkohë teksa në Shqipëri protestohej, kryeministri Edi Rama reagoi nga Turqia. Me arrogancën që e karakterizon, Rama e shpërfilli revoltën qytetare duke thënë se ata nuk janë populli.

“Per ke e njeh doren e nongratave te shpallur e të pashpallur, keto protesta jane nje perpjekje e ulet e te te njejtave hije te se shkuares, per te manipuluar njerezit duke hedhur gurin e fshehur doren! Ky nuk eshte populli, po e njejta pakice e zhurmshme ne kerkim te rremujes!”shkruante Rama në Twitter sa me arrgancë po aq edhe me nervozizëm.

Të shtunën paradite në orën 11 është thirrur një tjetër protestë masive në Tiranë, ku janë ftuar të marrin pjesë edhe qytetarë nga rrethe të tjera të Shqipërisë. Protestuesit kërkojnë ulje të taksave dhe çmimit të naftës e produkteve të shportës. Sikur të mos ishte ky reagim qytetar mbase as cmimi i naftës s’do të ishte ulur në këto 3 ditë me 30 lekë për litër. Mbetet për t’u parë se si do të vijojë protesta nesër e në vazhdim, kur ashtu sic tha Rama caktimin e cmimit të naftës e merr në dorë bordi i përbashkët dhe jo tregu.©LAPSI.al



25 Comments

    1. I ka hyre frika me shume se kurre pasi e di qe per 9 vjet ka bere zullume te medha ne kurriz te shqiptareve. Rama nuk esht me ne fillim as ne mesin e mandatit por ne nje mandat qe se meriton pasi ja dhuroi lul pengu. Indinjata dhe revolta popullore kesaj here do jete perveluese. Ky esht fillimi i nje fundi te shpejte per mandatin e trete te edvin rames.

      1. Po lerini këto idiotësira o shqiptarë trutharë nga propogandat dumbabiste.
        E paska nxitur Putinin që të sulmojë Ukrainën “agjenti rus” Lulzim Basha ????????
        Mjafton fakti se këtë akuzë të revistës komuniste Mother Jons, e amplifikoi pionieri i Enverit, Taulant Balla, për të kuptuar se çfarë akuze idiote përdori Berisha për të sulmuar Bashën.
        A nuk votonin shqiptarët për 47 vite rrjesht me 99.98% Enver Hoxhën vetëm se ai quante armiq të tij imperialistët anglo-amerikanë ?
        Që Rama ka bërë “zullume të mëdha” gjatë 9 viteve të qeverisjes së tij e shitet si mbështetës i SHBA, përse haroni që në deklaratat publike zyrtare të qeverisë amerikane, qeverisja e tij është cilësuar si një ndër më të korruptuarat në Europë ?
        SHBE po përpiqet me dipllomacinë e saj që të shkëpusë edhe mikun e Ramës, Vuçiçin, nga influenca ruse, e mos kujtoni se e vlerëson Ramën si një kryeministër aleat.
        A do të kishte pranuar Rama që të dilte si “dëshmitar” në komisionin për hetimin e skandalit të inceneratorëve, po të mos kishte pasur presionin e dipllomacisë amerikane ?
        Kam bindjen e plotë se shprehja e tij “prisni se nuk keni parë akoma asgjë”, do ti kthehet si bumerang për te e për qeverinë e tij tërësisht të korruptuar.
        Ndërkaq SHBA nuk mund të pranojë që Shqipëria të qeveriset edhe nga një person si Berisha që kërkon ti zerë vendin kultit të Enver Hoxhës e gjithë retorikën e tij e ka përqëndruar në personalizimin me fjalët “unë” apo “Sali Berisha”, kur gjatë kohës që ai vazhdon të mbetet në krye të politikës, në SHBA janë ndruar 5-6 presidentë.
        Vetëm Llukashenko e Putini në Europë nuk i është shqitur karriges së pushtetit si Berisha. apo Meta e Rama.

        1. Palloshi dymetrosh që kërkon të imitojë edhe në pamje Ismail Qemalin , është antipodi i tij në të gjitha drejtimet pasi kollosi i shpalljes së pamvarësisë së Shqipërisë, pat dhënë dorheqjen dy vite pas atij akti historik
          Vaclav Haveli, disidenti antikomunist çek, pas përmbysjes së sistemit diktatorial komunist në Çeki, ndryshe nga Berisha , dha dorëheqjen për tju lënë rrugë demokratëve të rij.
          Lulzim Basha edhe mund të kritikohet për gabime në udhëheqjen e opozitës, por ama nuk është provuar as edhe një ditë të vetme si lider udhëheqës i qeverisë apo shtetit shqiptar.

          1. Jo mor doç; ti nuk mbron popullin se ai nuk te do: Ti mbron stallen tende te hjajduteve dhe hajduti i pare je ti, mor qenje imorale, toksike!

    2. Te kuptoj, per ju pshurretaret eshte e bezdisshme, por do duhet te kuptoni qe kohet e lumtura kur ne opozite ishte Basha, mbaruan

  1. Sufllaqe dhe spiune bitheqirë.
    Jeni mësuar me kodra me mish
    Male me pilaf
    Dhe det me kos…
    Por ata sjane vetem Malësorë.
    Gjithe shqipëtarët e ndershëm j’u urrejnë o minj te kuq me dy këmbë.
    Festa me sufllaqe duket se do mbaroje…
    Shurrë bolshevike me sifilis dhe gonorrenë e lenin bushtrrës.

    1. Krijimi i bordit me furnitore te karburanteve bie ndesh me ligjet e RSH sepse krijon oligopol dhe nxjerr jashte loje Autoritetin e Konkurrences.

      1. Nje nga shkaqet kryesore te cmimit te larte eshte nderhyrja e shtetit me taksa dhe tarifa, Rama me enuket e tij superinteligjent propozojne te nderhyjne akoma me shume ne treg me komitet nafte

  2. Po ç’lidhje kanë protestat në oborrin e SHBA me naftën e çmimin e naftës? Asnjë! Ata kanë lidhje thjesht me një logjikë në kokën e Sali Berishës që synon vetëm një shënjestër dhe armik, që nuk është as Edi Rama e as Lulzim Basha.

    E këtu është përqendruar protesta e fortë, që natyrisht vjen paralel me njerëzit e tij që dalin në televizione, që janë të njohur si pjesë të dhunës së 8 janarit. E pikërisht, në këtë rast, kjo protestë, pra tek oborri virtual-zyrtar i SHBA, nuk ka asnjë lidhje as me çmimin e naftës, e as me qeverinë shqiptare. Janë gjëra krejt të ndryshme…Ai e beri fakt vetem sot karburanit u ul 25 lek te rinj ju hani mut

  3. ka dy ditë që Sali Berisha dhe Ilir Meta po organizojnë protestat për rritjen e çmimit të naftës. Po i bëjnë siç dinë ata, agresive, të politizuara dhe herë pas here dhe qesharake. Natyrisht që përveç tyre janë dhe gjithë grupet e gatshme që organizojnë çdo protestë në këtë vend, që janë kthyer në menaxherë protestash. Janë të njëjtët personazhe që kemi parë kur ndërtohej parku i Liqenit, kur protestohej për Teatrin, kur sulmohej PD më 8 janar dhe kudo tjetër ku Berisha dhe Meta luftojnë së bashku.

  4. 58 bashki I fiton ps ne 2023,saliu dhe floriri fitojne vetem 3,mbi 100 depute I fiton Rama ne 2025. Haxhiqamilistet e Sali gerdecit jane te destinuar te rrine ne opozite sado te bejne perpjekje te maskohen si shoqeri civile ose aktiviste te pavarur.

  5. Sa harxhon ky zullumqat ne muaj pet drogen qe merr:Pa frike mbi 20,000$ jane me e pakta nje pension eshte 120$ qe nuk dalin per buke e uje!!!Cakallit duhet ti shkulen dhembet e mbjellur me mijera$$& nga gjaku I ketij populli 😞 thotë:

    Protestojne se linda rama blen kremin per tu lyer me qindra euro me Svicer dhe nje punetor nuk mer me muaj aq sa I kushton kremi i zonjes se bunkerit te Surrelit!

  6. Premtimi dhe Ftesa me e fundit e Edi Rames i bere ne Antalia ku ndodhej per nje Forum –
    Ejani ne Shqiperi – i drejtohet…refugjateve NIGERIANE te mbetur ne kufirin e tyre !!
    Ky “sihariqi” rradhes botohet ne te perditeshmen prane Rames (gazeta Dita)
    Hapni syte o njerez! Rama keto lloj premtimesh i mban, ka dhene prova me Iraniane, Afgane e pse jo dhe me xax Nigeriane . Mjaft qe ta mbajne ne pushtet qe tu behet pastaj Kazan per te sjelle c’do plehre kudo ne bote ketu ne Shqiperi.

  7. Palloshi dymetrosh që kërkon të imitojë edhe në pamje Ismail Qemalin , është antipodi i tij në të gjitha drejtimet pasi kollosi i shpalljes së pamvarësisë së Shqipërisë, pat dhënë dorheqjen dy vite pas atij akti historik
    Vaclav Haveli, disidenti antikomunist çek, pas përmbysjes së sistemit diktatorial komunist në Çeki, ndryshe nga Berisha , dha dorëheqjen për tju lënë rrugë demokratëve të rij.
    Lulzim Basha edhe mund të kritikohet për gabime në udhëheqjen e opozitës, por ama nuk është provuar as edhe një ditë të vetme si lider udhëheqës i qeverisë apo shtetit shqiptar.

  8. Eshte mesuar ai! Ka tere jeten qe ka mjele, vllai… !! Ai dhe shpura e tij!!! Kushedi si tha: ngrije naften 360l. Po ka llogjike ekonomike!! Vetem llogjike te tregut te zi, ka!

    Jetoj ne Gjermani dhe nafta ktu eshte 1.3€. Vij 2 here ne vit per te pare njerzit! Po ky po na ben, mos te vij me i pa fare!

    1. Po ajo eshte politika e tij:ti shkurajoj shqiptaret nga vendi vet. Eshte lufta e tij ndaj popullsise kur ajo kerkon te drejta.
      Ramazoni ka mesues te koka, Politikat me nigerian e afgan, me akrobacira e retorika ja mesojn instruktoret e sorres se nuk i shpiku vet ky por vajti gjeti kishen ku te falej sic deshte.
      Kush lufton ramen ka pune me Sorros e sidomos me Mriken.

  9. Në Partinë Demokratike po kërkohet dorëheqja e kryetarit, një fenomen i padëgjuar aty qysh nga fillesat e asaj partie, kur Berisha përjashtonte cdo zë kundër, shoqëruar edhe me një dru nga pas. Ky është efekti i parë pozitiv i përjashtimit të Berishës nga PD: kryetari është lehtësisht i kritikueshëm, dhe tani, ndoshta, edhe lehtësisht i heqshëm!Ti shpellkari nga gjermania genjen si per here kemi dhe ne njerzit tane ne gjermani o rrotkari salihut cmimi eshte 2.2 euro tani

  10. Si Ardit Gjebreja i telebingos qe i thote cmimet me lek te vjetra qe te duken si shume edhe pse jane qindarka. Dava manipulatori. Ose i thote me dollare dhe jo me euro, ngaqe dollari ka vlere me te ulet dhe 3.5 milion euro jane 5 milion dollare dhe 5 millionshi duket si me i madh se 3.5 milionshi. Ne fakt, 3.5 milion jane. Manipulator koke e kembe ndaj popullit te tij. Dhe pretendon qe populli ta respektoje. Me skandalozja: heq lek nga buxheti i rrogave dhe pensioneve dhe thote se kompensoje kompanite private te autobuzave qe duan te rrisin cmimin e biletes nga 40 ne 80 lek. Dmth u thote ketyre: mos ua merrni shqiptareve direkt ne autobuz rritjen tuaj abuzive, se ua marr une nga buxheti dhe ua jap juve. Dhe kete e quan pakete mbeshtetese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *