• |
ide | kryesore

Protesta, reagon Policia e Shtetit: Personat që kanë bllokuar rrugën të shpërndahen menjëherë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë për mediat pas protestave të zhvilluara ditën e sotme në shumë qytete të vendit, ndërkohë që në Tiranë protesta po vijon.

“Në disa qytete të vendit grupe personash, kryesisht të rinj, janë konfrontuar me punonjësit e Policisë dhe në disa raste kanë bllokuar edhe lëvizjen e lirë të automjeteve dhe të qytetarëve.

Nisur nga situata e krijuar, veçanërisht në Tiranë, ku grupe të rinjsh vijojnë të kundërshtojnë thirrjet e Policisë për t’u shpërndarë dhe për të liruar rrugët, Policia e Shtetit bën thirrje që personat që kanë bllokuar rrugën të shpërndahen menjëherë pasi punonjësit e Policisë do të ndërhyjnë në zbatim të ligjit për të shpërndarë protestuesit, me qëllim lejimin e lëvizjes së lirë të autometeve dhe qytetarëve.

Policia e Shtetit, edhe një herë shpreh vendosmërinë për të mbrojtur të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve, edhe të atyre që protestojnë në mënyrë paqësore, dhe nuk do të tolerojë veprime të cilat bien ndesh me ligjin dhe cenojnë rendin e sigurinë, lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe të automjeteve”, lexohet në deklaratën e policisë.



3 Comments

  1. Po ç’lidhje kanë protestat në oborrin e SHBA me naftën e çmimin e naftës? Asnjë! Ata kanë lidhje thjesht me një logjikë në kokën e Sali Berishës që synon vetëm një shënjestër dhe armik, që nuk është as Edi Rama e as Lulzim Basha.

    E këtu është përqendruar protesta e fortë, që natyrisht vjen paralel me njerëzit e tij që dalin në televizione, që janë të njohur si pjesë të dhunës së 8 janarit. E pikërisht, në këtë rast, kjo protestë, pra tek oborri virtual-zyrtar i SHBA, nuk ka asnjë lidhje as me çmimin e naftës, e as me qeverinë shqiptare. Janë gjëra krejt të ndryshme…Shkerdhejuani rracen ketyre shpellkareve te salihut e likes

    1. Ik or te qifsha rracen e bythlepiresit. Protestat e nxjerrin lakuriq hajdutllekun dhe hipokrizine e cdo qeverie. Por ju leftistave eshte per tju shkerdhyer robt shtat brezash sepse jeni fashista te mbeshtjelle me ambalazh “socialisti”.

  2. ka dy ditë që Sali Berisha dhe Ilir Meta po organizojnë protestat për rritjen e çmimit të naftës. Po i bëjnë siç dinë ata, agresive, të politizuara dhe herë pas here dhe qesharake. Natyrisht që përveç tyre janë dhe gjithë grupet e gatshme që organizojnë çdo protestë në këtë vend, që janë kthyer në menaxherë protestash. Janë të njëjtët personazhe që kemi parë kur ndërtohej parku i Liqenit, kur protestohej për Teatrin, kur sulmohej PD më 8 janar dhe kudo tjetër ku Berisha dhe Meta luftojnë së bashku.Abc te ka shpartalluar bythen dhe trute salihu o rrotKari me 3000 shpellkare kujton se rrezohet shteti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *