• |
ide | kryesore

Basha përdor krerët e degëve/ “Deputetët që të kërkojnë dorëheqje të lënë mandatin”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas mbledhje së një dite më parë të Grupit Parlamentar ku për 6 orë me radhë kryetarit të Partisë Demokratike iu kërkua që të largohet nga drejtimi, Lulzim Basha ka thirrur edhe një herë në ndihmë krerët e degëve në rrethe. Pjesa më e madhe e tyre janë të emëruar ose komanduar nga vetë Basha ndaj ata kanë mbajtur në mbledhje sërish një qëndrim kundër deputetëve.

“Deputetët duhet të jenë të kujdesshëm. Nëse kërkojnë dorëheqjen e Bashës të vënë edhe mandatin e tyre në tavolinë. Asnjë s’e ka fituar vetë mandatin, jemi edhe ne aksionarë të mandateve të tyre” – mësohet të ketë thënë kreu i degës nr 8 në Tiranë, Pëllumb Seferi.

Ndërsa kreu i degës së Mallaksatrës, Agron Kapllanaj është shprehur se vendimi i 9 shtatorit për përjashtimin e Sali Berishës nuk mund të ndryshojë.

“Rruga më e thjeshtë është të hapim garë në PD. Të lëmë datën e zgjedhjeve dhe të hyjmë në zgjedhje. A na bën mirë kjo? Mendoj se jo. A i bashkon demokratët? Jo. Ndoshta do i dëmtojë më shumë, do çahet më shumë” – ka thënë Kapllanaj.

Kujtojmë se ky i fundit kishte vënë bast karrierën politike se Berisha nuk do merrte Shkodrën, por pas daljes së rezultateve nuk e mbajti fjalën.

Ndërsa më i flakti në mbrojtje të Bashës në mbledhje ka qenë, Ilir Koçia, Kreu i Partisë Demokratike në Kuçovë që ka qenë kategorik se Basha nuk mund të largohet në këtë situatë.

“Si të ikë Lulzim Basha dhe ta lërë PD-në në ciklonin e përplasjeve me Sali Berishën? Nuk jam dakord. Ne na duhet zgjidhja. Kryetari e ka bere te qarte se është i gatshëm për çfarëdo lloj zgjidhjeje” – ka thënë Koçia. ©LAPSI.al



17 Comments

  1. Filluan b.. lepirsat. Fundurina . Largohu ti o plehre ska nevoj per komente pa vlere te lepirsave pa personalitet

    1. pse nxeheesh, ata aty jane te emeruar, shumica mbase iu eshte fut noi rob i aferm ne pune. basha eshte i kap peng, nuk mund te veproje ndryshe.

      nuk e le rama te ike, ,, ky eshte cirku i rames, me klloun bashen

      keta te kolegjit jane me kot akoma , skane as ca shesin fare, nese grida edhe mund te japi vote pro rames, keta sjanin dot asgje po asgje fare, skane pike peshe po hic fare, jane 4 vota max, dhe jo te gjithe kane ndermend me nejt me bashen, ata do votojne ps se i ka fut rama ne pune diku,

      mos kujto shiten shtrenjte ata, po i fute grun ose djalin ne pune e rrafin salianjin tre here ne dite

  2. Ti i larguar je. Nuk ke as baze as grup parlamentar, je katandisur me 6 veta nga 53. Dhe vitin tjeter do te shkosh edhe me keq.

  3. Po more pllum bravisti ,por me 10 % e luldhimit 6 deputet i bie me e dorzu mandatin ,kurse me 70%e Sales ju Bravistat mbeteni pa deputet.
    O lul brava ke mbaru ,keta kryetaret qe ke ti aty nuk u shkon askush mbrapa se po ti kishin shku nuk dilje i treti ne tre kandidat😂😂😂.
    Keta rrejn vedin duke pa endrra si puna gomarit qe po e hante ujku.suksese ne jete luldhimo

  4. Mandatin duhet ta lene vetem ato deputete qe mbeshtesin Bashen sepse ato tashme po sfidojne hapur preferencen dhe interesat e njerezve qe i kane votuar, gje qe mund ta bejne por per te qene te ndershem duhet ta dorezojne nandatin perfaqesues.

    1. Lul brava do mbahet mend per 2 gjera, si njeriu qe ngerdheshet ne ndo moment dhe qe per nje koh te shkurter e ktheu karllikun dhe debilllikun ne standart normaliteti.

  5. Ja si e katandisi partine ky mender.
    Turp i madh. Nje aguridhe sjell verdalle deputete e kryetare.
    Tradhetar i pa skrupullt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *