Çmimet e karburanteve në Shqipëri llogariten si më të shtrenjtat në Europë. Rrogat ndër më të ulëtat. Mijëra qytetarë protestuan të shtunën kundër rritjes së lartë të çmimeve në vend.
Protestat në Shqipëri filluan nga mesi i kësaj jave, (09.03.) kur çmimi i karburanteve u rrit me më shumë se 40 përqind dhe qeveria deklaroi se tregjet europiane dhe ato ndërkombëtare të karburanteve kanë pësuar luhatje nga lufta në Ukrainë.
Shtresat e varfra dhe pensionistët në zgrip për jetesën
Shtresat e varfra që marrin një mbështetje më pak se 100 euro në muaj dhe pensionistët me 150 euro pension nuk mund të përballojnë rritjen e çmimeve. Protestuesja Alketa Grepcka, pedagoge në Universitetin Bujqësor thotë për DW: “Rritja e çmimeve të shportës prek gjithë popullatën, por sidomos plotësimin e nevojave bazike të pensionistëve dhe shtresave në nevojë. Por edhe ne intelektualët prekemi nga çmimet e larta të shportës. Paga ime është 500 euro në muaj, taksat janë të larta, Lufta është në Ukrainë, qeveria duhet të marrë masa për të zbutur pasojat dhe jo një ditë të bukur zgjohemi me rritje stratosferike të çmimeve,” thekson ajo për DW.
Pasuria kombëtare zotërohet nga 3 përqind e popullsisë
Në protestën e së shtunës kishte një pjesëmarrje masive të rinisë. Protestuesja Flavia Osmani, aktiviste, studente në Fakultetin e Ekonomisë thotë për DW: “Unë dhe bashkëmoshataret e mi që jemi sot në protestë mendojmë që kemi një sistem të korruptuar, ku pasurinë publike, kombëtare e zotërojnë vetëm 3 përqind e popullsisë. Qeveria mbështet vetëm më të pasurit. Kemi ardhur në një pikë, ku çmimet janë dyfishuar, kur paga minimale është 250 euro. Në një ekonomi kaq të vogël sa kjo e Shqipërisë çfarëdo lloj ngritjeje çmimesh bëhet nga oligarkë të pasur. Kjo protestë nuk ka vokacion politik. Popullit i ka shkuar thika në kockë, nuk mban më. Një byrek që ishte 2,5 euro tani është 5 dhe ne studentët po mendohemi tani, ta marrim për mëngjes apo jo,” thotë për DW Flavia Osmani.
Protestat kanë shpërthyer edhe në qytetet e mëdha të vendit ku protestuesit kanë bllokuar rrugët kombëtare.
Qeveria miraton aktin normativ
Në kohën kur zhvillohej protesta në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe përballë godinës së kryeministrisë, kryeministri Rama zhvilloi një mbledhje të qeverisë ku u miratua Akti Normativ, që vendos një normë dhe monitoron çmimet e shitjes së nënprodukteve të naftës për konsumatorët.
Protestuesit deklaruan se do ta vazhdojnë protestën e tyre në ditët e ardhshme. /DW/
Basha i ka shterruar të gjitha mjetet demokratike dhe antidemokratike të rikthimit në pushtet, por ka “harruar” të përdor të vetmin mjet demokratik që do t’i mundësonte arritjen e objektivit: dënimin rrënjësor dhe përfundimtar të berishizmit si moral dhe praktikë politike.
Ai, vërtetë e përjashtoi Berishën nga Grupi parlamentar dhe, më pas, nga partia, por ky ishte një përjashtim i detyruar, i urdhëruar dhe aspak i sinqertë. Ai përjashtoi Berishën, ndërkohë që ruajti trashëgiminë berishiste, domethënë shkakun kryesor që e lë PD-në në opozitë.
672000 pensnjot. Dhe po kaq jan me pag, minimal llogariteni sa shqiptar jan te uritur
DW,me kete shkrim,hedh poshte deklaraten e kryemintrit tone Rama,se te gjithe popujt,po i pranojne rritjet e cmimeve,sidomos te naftes.Ajo media,percakton,se shqiptaret jane populli me i varfer ne Europe,qe ka cmimie (sidomos te naftes),me ta larta ne Europe,por edhe ne …..Prandaj Rama ,si zakonisht (dhe zakoni,del vetem me shpirtin),grin sallaate kot,por kot fare,e kujton se ato qe thote,jane xhevahire.Vertete jane xhevahire,por jane si ato qe prodhojne gabelet,sic eshte edhe vete.
Barkngopuri ose fytyre derri Rama me Madame Maxwell (Linda) nuk e njohin varferine dhe djali saj jetojne ne nje bote tjetet Ky qe nderton vetem beton se ka 20/100 Luks, veshje te shtrenjta kremera nga 1000 euro ushqime te lkontrolluara dhe te shtrenjta te gjitha te porositura dhe te ardhura nga jashte I bejne karshillik dhe. Tallet me njerzit e varfer poshteruar dhe shkelur me kembe !!! Bejne cdo gje fallco kur takohen me popullin vetem ti marrin voten !!! Ndjehen super te lumtur ne shoqerine e bilionereve harbohen njesoj si ato !!!Kjo eshte fytyra reale e ketij cifti te shpifur degjenerim ,imoralitet mendojne ne cdo minute si te vjedhin dhe ta rrjepin kete vend te mjere!!!