• |
ide | kryesore

Sulmi në konsullatën amerikane në Irak: Erdhi nga Irani

-Instant, Lajme, Planet



Mediat arabe kanë konfirmuar se raketat që sulmuan bazën dhe konsullatën amerikane në Erbil të Irakut janë nisur nga Irani.

Disa raketa kanë goditur Erbilin, kryeqytetin e rajonit autonom kurd në veri të Irakut, raportoi të dielën media shtetërore duke cituar guvernatorin e qytetit.

“Nuk ka viktima apo të plagosur pas shpërthimeve në Erbil”, tha Saman Barzanji, ministër i Shëndetësisë në provincën Kurdistan të Irakut.

Ndërkaq, një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonimiteti për agjencinë Retuers, tha se nuk ka viktima në mesin e ushtrisë amerikane pas sulmit në Erbil.

Shtetet e Bashkuara kanë një bazë të madhe ushtarake të vendosur aty. /REL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *