• |
ide | kryesore

“Zgjidhje ka”, Basha reagon për paketën e rezistencës sociale: Rama vazhdon të tallet me qytetarët, qeveria po programon më shumë taksa

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha ka reaguar për paketën e rezistencës sociale të prezantuar nga kryeministri Edi Rama. Basha deklaron se Rama vazhdon të tallet me qytetarët dhe se qeveria po programon më shumë taksa.

Sipas tij, qeveria ka parashikuar të shpërndajë lëmoshë tek grupe të kufizuara, që po mbijetojnë, kur në fakt rritja e çmimeve prek të gjitha shtresat dhe do të zhysë në varfëri qindra mijëra familje. Basha thekson se zgjidhje ka dhe se PD i ka propozuar kohë më parë.

“Edi Rama vazhdon të tallet me qytetarët me gjoja paketa shpëtimi. Është e njëjta skemë siç bëri në kohën e pandemisë, ku shumica dërmuese e shqiptarëve u zhyten në mjerim.

Qeveria ka parashikuar të shpërndajë lëmoshë tek grupe të kufizuara, që po mbijetojnë, kur në fakt rritja e çmimeve prek të gjitha shtresat dhe do të zhysë në varfëri qindra mijëra familje. Zgjidhje ka.

Ia kemi propozuar kohë më parë ku i kërkuam të marrë masa. Sepse shqiptarët janë aq të varfër sa nuk i përballojnë dot kostot shtesë për të përmbushur nevojat bazë.
Mjafton të shohësh vendet fqinje për të kuptuar se ka zgjidhje që ndihmojnë të gjithë qytetarët.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar ligjin për uljen e akcizës për karburantet dhe Tatimit mbi Vlerën e Shtuar nga 18 në 10 %. Po kështu ka vendosur për uljen e TVSH-së për ushqime bazë nga 5 në 0 %.

Por ndërkohë që bën sikur po ndihmon qytetarët, në këtë kohë krize qeveria po programon më shumë taksa; do rikthejë taksën për Biznesin e Vogël dhe një sërë taksash të tjera që do ta rëndojnë edhe më shumë gjendjen.
Me lëmoshë nuk zgjidhet kriza, ajo vetëm thellohet më shumë”, deklaron Basha.



7 Comments

  1. Ky njeri është robot, funksionon vetëm i programuar nga të tjerë. Ja kush e drejton opozitën, një kukull me telekomandë, një kufomë që ecën vetë.

  2. Basha qe nuk zgjidh dot krizen e PD se vules, u ngrit sot nga gjumi, pas mbledhjes 9 oreshe me drejtues te emeruar ne ca lagje apo rrethe te vogla, per te zgjidhur krizen ekonomike.

    I kane mbetur ca deklarata ne media se nuk del dot as ne protestat popullore e as ne takime me demokratet qe lutet t’i “bashkoje”.

    E ka te qarte qe ka dale nga politika e perdor taktiken kineze me te cilen kemi qeshur dikur “fshati rrethon qytetin”.

  3. Ik o Jude, Mjaft e demtove kauzen e demokrateve por e dhe te te gjithe shqiptareve duke i
    sherbyer regjimit te padronit tend. Megjithese ne njefare menyre duhet te te respektojme per
    kembenguljen tende per tete cuar deri ne fund misionin e ngarkuar nga Rama e Rruga e Elbasanir per shkaterrimin e opozites.

  4. LulQim Basha, a e kupton se je bo perzonazh qe tallin carin dhe kalamojt me ty o Don Kishot. Ja qifsha robt, me shume me bon me vjell ti tani kur del te bo si Kryetar partie me elektorat 3 vete ( Kunatin tend, Gaz bardhin dhe Enkeled Alibej) sesa Ramazani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *