• |
ide | kryesore

Përfaqësuesi i lartë i BE-së vjen sot në Tiranë, zbulohet agjenda e Borell

-Instant, Lajme, Të fundit



Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, njëkohësisht edhe zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Josep Borrell do të mbërrijë këtë të martë në një vizitë zyrtare në Tiranë. Vizita vjen në kuadër të përkushtimit dhe mbështetjes së BE-së për rajonin, duke pasur parasysh edhe luftën ruse kundër Ukrainës dhe ndikimin e saj në sigurinë e Evropës në tërësi. Mësohet se përfaqësuesi i lartë europian do të takohet fillimisht me kryeministrin Edi Rama dhe më pas do të dalin në një komunikim për shtyp.

Përfaqësuesi i Lartë Borrell do të takohet edhe me përfaqësues të tjerë të autoriteteve shqiptare dhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe do të shohë punimet restauruese që vijojnë tek mozaiku i Muzeut Historik Kombëtar, rinovuar në kuadrin e ndihmës së BE-së për rimëkëmbjen pas tërmetit.

Të mërkurën, Borrell do të shkojë në Sarajevë, një vizitë e qëllimshme edhe për shkak të situatës së tensionuar në Bosnje dhe Hercegovinë.

 

 



3 Comments

  1. Sa her e ndjen eren e zhdukjes nga karrigja ky monster thirr ne ndihm shkerdhatat e BE, s na hyn ne pune fare ata njerez te korruptuar me te zinje se ti jan ata ore qelbesire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *