• |
ide | kryesore

Pink Floyd heq muzikën e tyre nga platformat e transmetimit në Rusi dhe Bjellorusi

-Instant, F1, Paparazzi



David Gilmour deklaroi së  fundmise ai dhe Pink Floyd po protestojnë kundër pushtimit rus të Ukrainës duke hequr një pjesë të madhe të katalogut të tyre muzikor nga pronat e transmetimit në Rusi dhe Bjellorusi.

“Për të qëndruar me botën në dënimin e fuqishëm të pushtimit rus të Ukrainës, veprat e Pink Floyd, nga viti 1987 e tutje po hiqen nga të gjithë ofruesit e muzikës dixhitale në Rusi dhe Bjellorusi që sot,” thuhej në një njoftim në llogarinë e grupit në Twitter.Veprat e përfshira që pritet të largohen nga platformat e transmetimit ruse dhe bjelloruse janë albumet në studio të Pink Floyd “A Momentary Lapse of Reason” (1987), “The Division Bell” (1994) si dhe “The Endless River” i vitit 2014.

Gilmour ka publikuar katër albume solo në studio në karrierën e tij, më i fundit ishte “Rattle That Lock” në 2015. E gjithë diskografia e tij solo po hiqet gjithashtu nga transmetuesit.Javën e kaluar, këngëtari u shpreh se ishte në mbështetje të Ukrainës, duke shkruar: “Ushtarë rusë, ndaloni së vrarë vëllezërit tuaj. Në këtë luftë nuk do të ketë fitues. Nusja ime është ukrainase dhe mbesat e mia duan të vizitojnë dhe të njohin vendin e tyre të bukur. Ndalojeni këtë përpara se të shkatërrohet e gjitha. Putini duhet të largohet.”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *