• |
ide | kryesore

Ekspertët e NATO: Pse po dështon Putin në Ukrainë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zyrtarë të lartë ushtarakë të NATO-s thonë se presidenti Putin nuk i ka arritur qëllimet e tij ushtarake në Ukrainë deri më tani dhe “ndoshta nuk do t’i arrijë deri në fund”.

Por ata shtuan se forcat ruse kishin ende kapacitetin për të bërë “shumë dëme”.

Zyrtarët e mbrojtjes thanë se ndërsa forcat ruse kishin arritur përparime në rajonet Donetsk dhe Luhansk, ata ende nuk kishin arritur të rrethonin Kievin – gjë që ata thanë se Rusia priste ta bënte brenda disa ditësh.

Një sulm i pritshëm amfib rus në jug pranë Odessa gjithashtu, deri më tani, nuk ishte realizuar.

Zyrtarët e NATO-s besojnë se plani fillestar ushtarak i Rusisë kishte përfshirë marrjen e të gjithë bregut të Detit të Zi të Ukrainës – deri në Moldavi.

Ata vlerësuan se forca pushtuese e Rusisë po vuante nga mungesa e karburantit dhe ushqimit, si dhe nga humbje të shumta. Ata thanë se Presidenti Putin tashmë po kërkonte përforcime.

Një zyrtar tha se ishte “shumë e mundshme” që Putin do sjellë në Ukrainë luftëtarë të huaj nga Siria si dhe kontraktorë privatë ushtarakë, siç është grupi Ëagner.

Zyrtarët e NATO-s thonë se aleatët dhe vendet anëtare po vazhdojnë të dërgojnë armë në Ukrainë. Ata thanë se po dërgojnë edhe armatim të vjetër sovjetik, të cilin forcat ukrainase janë të ishin trajnuara për t’a përdorur, si dhe raketa antitank dhe anti-ajrore. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Keta ekspertet e NATOs keshtu i parashikuan te gjith luftrat keto 30 vitet e fundit. Ketyre mos u ardhte lufta te pragu se na dhien muhabetin..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *