• |
ide | kryesore

Së shpejti, një album me këngë të papublikuara nga këngëtarja e ndjerë

-Instant, F1, Paparazzi



Familja e Selena Quintanilla-Pérez  ka zbuluar së fundmi se do të publikojnë një album të ri me muzikë të papublikuara nga këngëtarja e ndjerë.

Gjatë një Facebook Live me Latin Groove News, babai i muzikantes, Abraham Quintanilla zbuloi se fansat e Selena do të mund të dëgjojnë një album me 13 këngë në prill përmes Warner Music,.”Selena ka 26 vite që ka ndërruar jetë,”  u shpreh Quintanilla. “Është e mahnitshme se sa shpejt fluturon koha… Ajo që më mahnit mua dhe Suzette, familjen time është se dhe pas 26 vjetësh publiku ende e kujton Selenën. Ata nuk munden ta harrojnë. Ata janë duke pritur që një projekt si ky të dalë dhe e di që do të pritet mirë nga publiku.”

Projekti ende i pa titulluar do të përfhsijë 13 balada , 10 prej të cilave nuk janë publikuar kurrë më parë; tre këngë të tjera të publikuara më parë do të ripunohen nga vëllai , A.B. Quintanilla. Suzette , e motra , është duke punuar në kopertinën e projektit.31 marsi shënon 27 vjetorin e vdekjes së këngëtares/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *