• |
ide | kryesore

Gashi : Kam qenë i pastrehë, muzika më shpëtoi jetën

-Instant, F1, Paparazzi



Këngëtari me origjinë shqiptare Gashi, ka publikuar së fundmi një video ku përmend rrugëtimin e tij ndër vite, sukseset dhe vështirësitë.

“Unë linda në Afrikë. E di se çfarë do të thotë? Jam emigrant. Jam shqiptar dhe pjesën më të madhe të jetës kam qenë i pastrehë. Fakti që ti më njeh tani tregon se nëse unë vijoj rrugën time, ti nuk e di se deri ku unë mund të arrij. Muzika më shpëtoi jetën”, shprehet këngëtari në video . Gjithashtu krah postimit, Gashi ka deklaruar se do të bëhet një nga artistët më të mëdhenj.

“Unë jam marrë me muzikë që nga viti 2009… Kam publikuar 3 albume…. Do të sjellë edhe 2 të tjera këtë vit… Unë ende ndjej se nuk e kam arritur ende majën… Ende zgjohem duke besuar se do të jem një nga artistët më të mëdhenj ndonjëherë… dhe do jem.”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *