• |
ide | kryesore

Shawn Mendes flet për ndarjen nga Camilla Cabello: Ndihem vetëm

-Instant, Paparazzi, Slider



Shawn Mendes ka rikujtuar së fundmi ndarjen e tij me këngëtaren Camilla Cabello.

Përmes rrjetit social,Instagram, këngëtari postoi një video ku teksa fliste për muzikën e tij të re ai u ndal tek jeta e tij pas ndarjes.

“Ju nuk e kuptoni por kur  ndaheni me dikë … të gjitha situatat e këqija ndodhin pas saj,” u shpreh ai. ” Ndihesh si: Kë të telefonoj kur kaloj një atak paniku, kë të telefonoj kur jam,  në buzë të greminës?. Ky është realiteti im. Jam vetëm dhe e urrej këtë gjë.”

Mendes dhe Cabello njoftuan vitin e kaluar se ishin ndarë pas dy vitesh lidhje, duke pretenduar se në atë kohë ata “do të vazhdonin të ishin miq”.Në fillim të këtij muaji, ish-këngëtarja e Fifth Harmony  publikoi këngën e saj të re “Bam Bam” ku tregon për mënyrat sesi jeta  mund të ndryshojë pas një ndarjeje.”Ti the se e urreje oqeanin/Por je duke bërë sërf tani/Thashë se do të të dua për gjithë jetën/Por sapo e shita shtëpinë tonë,” këndon ajonë tekstin e hapjes.Rastësisht, këngëtari ndau foto të tij duke bërë  sërf në Instagram disa ditë pas ndarjes së tyre, pavarësisht se u tha fansave vite më parë se “frika e tij më e çuditshme” përfshinte një sulm të plotë paniku ndërsa notonte në oqean gjatë natës.Ndërkohë, Camilla shiti rezidencën e saj me tre dhoma gjumi në Los Angeles në dhjetor, një muaj pasi dyshja u ndanë./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *