• |
ide | kryesore

Emisioni Why Not shkakton polemika në rrjet pasi Majk godet të pasmet e dy femrave

-Instant, F1, Paparazzi



Mbrëmjen e djeshme në emisionin e përjavshëm të Roza Latit “Why Not” ishte i ftuar reperi kosovar Majk. Moderatorja ka zhvilluar intervistën me reperin dhe në fund të saj si gjithmonë kanë realizuar një lojë. Në lojën e organizuar për reperin e njohur ishin pjesë edhe dy vajza të veshura me funde të shkurtër ku dalloheshin qartë format e tyre trupore. Në një moment gjatë lojës Majk gjuan të pasmet e vajzës. Ky veprim i tij ka shkaktuar shumë zhurmë në rrjet. Aktivistja Elona Caslli ka reaguar në lidhje me këtë situatë duke thënë se dinjiteti i një vajze nuk është daulle, dhe se moderatorja nuk duhet të qeshte dhe se përdor vajza si objekte seksuale. Aktivistja shton se kjo pamje nuk shpreh lirinë e vajzave shqiptare dhe nuk përçon asnjë mesazh. Sakaq edhe moderatorja ka reaguar në rrjetin e saj Instagram sot duke postuar disa story rradhazi ku sqaron sipas saj të gjithë “moralistat” që emisioni i saj atë format ka dhe se transmetimi i lojës është bërë në orar të lejuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *