• |
ide | kryesore

Miniera me porta të kalbura në Tropojë, asnjë masë sigurie për jetën e minatorëve

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy minatorëm banorë të fshatit Kepenek, u nxorën të vdekur nga galeritë e nxjerrjes së kromit në Lajthizë të Tropojës. Policia njoftoi arrestimin e drejtuesit teknik me akuzën e shkeljes së rregullave të sigurisë. Megjithatë tragjedia në minierën e kromit në fshatin Lajthizë të Tropojës nuk erdhi pa paralajmëruar. Mësohet se porta hyrëse e galerisë ishte me drurë gjysmë të kalbur dhe disa kavo, ndërsa situata nëntokë ishte akoma më e rëndë. Administratorët nuk kishin marrë asnjë masë sigurie për të mos rrezikuar jetët e minatorëve që gërmojnë në thellësitë e tokës për të nxjerrë kromin. Mbi të gjitha këto miniera datojnë aty që nga koha e Luftës së Dytë Botërore.

Pas viteve 90’ shfrytëzimi i minierave bëhet prej kompanish koncesionare. Në Shqipëri, sipas raporteve të Inspektoratit Shtetëror të Punës, minierat dhe karrierat janë sektori i dytë më i rrezikshëm pas atij të ndërtimit. Mbi 20 minatorë kanë humbur jetën në tre vitet e fundit në miniera apo punë të lidhura me to.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *