• |
ide | kryesore

Raporti ukrainas/ Rusët kanë vetëm 3 ditë karburant dhe ushqime

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Forcat ruse kanë vetëm 3 ditë karburant, ushqim dhe municione për të përballuar luftën pas një ndërprerjeje në zinxhirët e tyre të furnizimit” – deklaruan komandantët ushtarakë ukrainas këtë të martë.

Pretendimet për mungesa të mëdha u përshkruan si “të besueshme” edhe nga zyrtarët perëndimorë, megjithëse ata thanë se nuk ishin në gjendje të vërtetonin deri në fund informacionin.

Raporti i komandës e përgjithshme e forcave të armatosura ukrainase nënvizonte se përparimi rus kishte ngecur ndaj ata i ishin rikthyer përdorimit të sulmeve me artileri që nuk kursejnë as civilët.

“Është e qartë se avancimi është ndalur. Dështimi në sigurimin e zinxhirit logjistik ka qenë një nga arsyet që ata nuk kanë qenë aq efektivë sa shpresonin” – thotë raporti.

Një zyrtar i Pentagonit shtoi se mes trupave ruse kishte probleme të vazhdueshme morale për shkak të mungesës së ushqimit dhe karburantit si dhe të ftohtit për shkak të mungesës së veshjeve adekuate.

“Problemi është se ata po luftojnë në shumë fronte” – tha zyrtari amerikan.

Ushtria ukrainase tha se një problemi më i madh për përparimin rus ishte dështimi për të lidhur një tubacion karburanti. ©LAPSI.al



11 Comments

  1. Moss, ja qr. Po pas treditesh kur te thoni prape rusi ka vetem 3 dite buke dhe ushqime? A mor kar i Kolomoiskyt se more ne qafe miletin.

    1. 🙉🙉🙈🤣🤮🙃 QR qr qr ! Dmth për 3 ditë rusët dorëzohen dhe lufta merr fund e atehere ç’na çani karin me krizë, luftë sakrifica pidhi Lindes e gopi Ajoles?
      Qenka e thjeshtë puna!

    2. Harruat te shkruani qe ka mbaruar edhe sheqeri. Late nam po keq fare ama! Edhe Llyll Brava ju ka zili!

  2. Korrupsioni eshte 1 me keqmenaxhimin dhe autoritarizmi eshte 1 me papergjegjshmerine. Ruset po na ofrojne nje spektakel keqmenaxhimi dhe papergjegjshmerie pikerisht sepse eshte shoqeri thelbesisht e korruptuar dhe autoritare. Ruset vete kane pranuar 10 mije te vrare ne me pak se nje muaj luftime, nderkohe qe ne 20 vjet lufte ne Irak e Afghanistan amerikanet humben rreth 6 mije ushtare. Pandjeshmeri totale per fatin e atyre qe i cojne ne luftime qorre sikur jane te tepert. Deri tani jemi marre me deshtimet e amerikaneve sepse vetem ato kane qene ne aksion, por ky deshtim i Rusise provon superioritetin e nje sistemi demokratik dhe me korrupsion te ulet, nje sistem suksesi praktik i te cilit eshte vene ne diskutim koheve te fundit. Sigurisht, rivali kryesor sistemik eshte Kina, por dhe Rusia nuk eshte shume larg saj si model. Amerikanet deshtuan ne Afghanistan, por thelbi i atij deshtimi ishte pamundesia per te ndertu nje sistem demokratik dhe te pakorruptuar dhe jo per te fituar luften. Korrupsioni gerryen cdo gje, perfshire motivimin per te luftuar dhe Rusia eshte e qarte tashme qe eshte nder vendet me te korruptuara ne bote. E pabesueshme sesi nje shoqeri me dominance absolute te bardhe eshte ne nivele afrikane te korrupsionit. Mos harrojme qe Putini u be i dukshem dhe i sukseshem vetem pse mbuloi nje skandal korrupsioni me vjedhje ndihmash ku ishte vete i perfshire si nen kryetar i Bashkise se Shen Petersburgut.

    1. I ke pak te pasakte numrat.
      -Nuk ka asnje deklarate zyrtare nga russia per ushtare te vrare ne ato shfra qe thua.
      – ne dy konfliktet iraq afgan 7000 ushtare humben jeten por nuk numron 9000 kontraktoret e dod qe humben jeten dhe 173000 forca ushtarake vendase te vrare qe luftuan si aleat me usa .
      -per me teper meqe e quan ameriken vend me korrupsion te ulet 4 fishi i ushtareve te vrare apo rreth 28000 ish ushtare kane vrare veten mbas kthimit nga afganistani dhe iraku.
      Nejse lufta mbaro per 3 dite…cudi po fiton ukraina qe e ka nivelin e korrupsionit me te larte se rusi.

      1. Atyre i jane vrare me dhjetera gjenerale, ti akoma diskuton ne i jane vrare 10 mije ushtare apo jo. Me siguri jane me teper , por po tregohemi konservator duke perdor burimet Ruse. Eshte katastrofe te humbesh ne 20 dite lufte me shume se Amerikanet humben ne 20 vjet. Ky ndjek doktrinen e idhullit te vet Stalinit, dmth, doktrinen e mishit per top.
        Ukrahina nuk eshte me e korruptuar,por me e varfer se Rusia por kjo nuk ka rendesi sepse motivimi financiar dhe shpirteror qe gerryhet nga korrupsioni duhet kur je force pushtuese (pa asnje shkak) si Rusia, jo kur mbron shtepine tende dhe kalamjt e tuj sic po bejne Ukrahinasit. Putini u be president duke vjedh gjalp e qumesht. Akoma ne stadin e zezakut te bardhe ka ngel

        1. Ne gjith luften e dyte boterore jane vrare 223 gjenerale gjerman, ca perrallash po shifni me sy hap si u vriskan dhjetra gjenerale rus ne 20 dite ne 2022!!!
          10000 te vrare ne 20 dite jane 500 ushtare rus ne dite. Ne betejen e stalingradit jane vrare 2500 gjermane dite. Beteja me e eger e luftes.
          Jane shifra komplet te stisura. Genjeshtra e prapagande nga dita e pare.
          Sa per korrupsion ( me i varfer me i korruptuar gjithmone e vertete)
          Ukraina perceptimin publik si e korruptuar e ka me te larte 32/100 dhe renditet e 122 ta. Rusia e ka 29/100 ne vend te136.
          Putini ka vjedh gjalp e djath sesht i vetmi. Zelenski nga aktor u be bilioner me vile 35milion ne majami.

        2. O Neri boll me sofizma sorroiste na tregon ti demokracinë e Ukrainës……je bere me qesharak se Spiropjerdhja

      2. Ukraina esht me demokratike se rusia dhe ne vendet autoritare te dhenat nuk jan transparent perfshi korrupsion

        1. Nga e di ti? Apo ta ka thene gjyshja.
          Referoju ndonje fakti apo klasifikimi zyrtar.
          Ukraina ishte ekonomia e peste ne Europe pas ndarnes se BS si dhe fuqia e trete berthamore ne bote.
          Sot, me ndihmen keshillat amerikane dhe europiane, ka nje GDP per fryme pak me shume se gjysma e asaj te Shqiperise. Ndonese furizon Eurpen me 40-45 % te vajit dhe po kaq te grurit. Eshtenga furnizuesit kryrsore te celikut dhe disa metaleve te tjera.
          Tanime thuaj ti, ne nje vend kaq te varfer, shume me te varfer se Sbqiperia, si mund te behesh multi milioner duke qene nje komedian, te themi si Bes Kallaku apo Agron Llakaj?
          Pra ti me thua se ky multimiloneri president, pa asnje dite experience ne politike, nuk eshte i korruptuar dhe po ashtu i gjithe vendi i tij.

          1. Me keshillat e Europes shtetet qe i moren seriozisht si Kroacia, Sllovenia, Polonia, Republikat Baltike, etj., etj., etj. jane shume me mire ekonomikisht sec ishin vete dhe ne krahasim me Rusine qe ulet mbi terrotorin me te madh e te pasur ne bote por qe i duhet teknologjia e perendimit edhe per te shpu puse. Varferia e Ruseve pertej nja 2 qyteteve kryesore eshte proverbiale, sepse Rusia nder te tjera edhe nivelin e pabarazise ekonomike e ka te pakrahasueshme as me Ukrahinen. Te vetmet vende qe jane me keq se para se te merrnin keshillat e perendimit jane Serbia, Rusia dhe sigurisht Ukrahina qe nuk u la asnjehere e qete nga Ruset. Ka shume pak gjera ne Rusi sot qe nuk ulerasin ‘Afrike ‘ dhe kjo per shkak te korrupsionit fantastik qe ka nxjerre njeriun me te pasur ne bote (Putinin) prej nje nga vendeve me te varfra ne bote ne terma reale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *