• |
ide | kryesore

Kriza do të jetë e gjatë, Sejko: Çmimet mbeten të larta edhe në vitin 2023

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë deklaron se kriza e çmimeve të larta do të vijojë edhe përgjatë vitit të ardhshëm. Guvernatori Gent Sejko shprehet se shkak i rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare janë bërë sanksionet e vendosura ndaj Rusisë dhe luftës në Ukrainë. Sa i përket inflacionit, Sejko deklaroi se do të qëndrojë mbi objektivin e Bankës së Shqipërisë, ndërsa norma e interesit u rrit me 0.5 pikë përqindje.

“Të dhënat që vijnë nga tregjet e huaja sinjalizojnë se çmimet në tregjet ndërkombëtare do të vijojnë të mbeten të larta gjatë viteve 2022 dhe 2023. Këto çmime të larta do të gërryejnë fuqinë blerëse të familjeve dhe do të shoqërohen me ngadalësim të ritmit të rritjes në rang botëror”, tha Sejko. 

Nga vlerësimi i bërë, Banka e Shqipërisë gjykon se ecuria e mëtejshme e çmimeve do të përcaktohet nga kohëzgjatja e këtij konflikti si dhe nga qëndrueshmëria e rritjes ekonomike në vend.



9 Comments

  1. Pse nuk e sanksionon IUTE o pede i vogel, ti e di shume mire qe pastron parate e oligarkut rus? Mesa duket nuk paske frike nga USA, te ruan krahet KM dhe i hidhni hi syve shteteve qe jane bashkuar ne lufte ekonomike kunder Rusise. Bravo kopil, vazhdo te besh show mediatik ..

  2. Me keto ritme galopante te rritjes se çmimeve , me absurditetin e drejtimit te shtetit nga super pasanik , ky vend do shkoje ne katastrofe mbas pak muajsh . Eshte e nevojshme nje qeveri stabiliteti , e perbere nga te gjitha forcat politike . Nuk mubd te vazhdohet te lundrohet ne det te hapur pa busull e pa yje .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *