• |
ide | kryesore

Revolucion në Rai Sport: drejtoresha e parë në histori, hiqet Paola Ferrari nga ‘post match’: “Mjaft kofshë në tv!”

-Instant, Sport



Itali-Maqedoni nesër mbrëma do të jetë vendimtare për kombëtaren e Mancinit që do të përballet në playoff-in e parë për kualifikimin në kampionatin botëror në Katar. Një ndeshje e rëndësishme në Rai Sport që ndryshon imazhin falë linjës editoriale të Alessandra De Stefanos, drejtoreshës së parë femër në historinë e kanalit televiziv shtetëror.

Në studio, Alessandro Antinelli dhe Lele Adani mbeten si telekronistë, por në transmetim direkt nga fusha e stadiumit Barbera. “Mjaft lidhje me studiot që u japin linjën studiove të tjera: vetëm tribunë dhe fusha – shpjegoi De Stefano për Corriere della Sera -. Konfirmohen dy zërat e komenteve, por ajo teknike nuk duhet të dominojë kurrë atë gazetareske. Më shumë pauza: do të doja që penalltitë, për shembull, të dëgjoheshin si në një rrugë të shkretë. Heshtje, ulërima, heshtje, pastaj gëzim ose lot”. I ridimensionuar edhe Lele Adani, i prirur të fliste shumë gjatë komentit të tij. Një tjetër hyrje e re është Tiziana Alla, gjithashtu në këtë rast e para femër në anë të fushës në Rai Sport.

Në skuadër është konfirmuar edhe dyshja e komentatorëve Alberto Rimedio dhe Antonio Di Gennaro, por ajo që nuk do të jetë më, të paktën jo pas ndeshjes, është Paola Ferrari, e cila megjithatë do të ketë një transmetim të saj të dielën, siç sqaron drejtoresha e Rai Sport: “Për mua i vetmi zhanër që ka rëndësi është aftësia. Sporti është maskilist, këtë e dimë. Mënyra e parë për ta ndryshuar është ndryshimi i regjisë: cfarë kuptimi ka që gjithmonë t’i inkuadroni gratë nga poshtë për të treguar kofshët, kaviljet dhe këpucët? Le të heqim maskën dekorative të feminitetit, atë konstatimin e trishtë “është e bukur dhe gjithashtu e aftë”. Për veshjen, secili ka stilin e vet: por disa dekolte do t’i vishja vetëm buzë detit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *