• |
ide | kryesore

E quajti ‘skizofrene’/ Bie shpifja por Ervin Salianji dënohet për fyerje ndaj Evi Kokalarit

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Salianji është dënuar me 50000 lekë gjobë për fyerje ndaj Evi Kokalarit. Deputeti demokrat, gjatë një interviste televizive, e cilësoi aktivisten si ‘skizofrene’ dhe njeri pa përfaqësim.

‘Një që ka ngjitur në Foltore Berisha, është si Shën Eleonora që e mbante veten për të shenjtë, një që ka gjithë elementët e skizofrenisë dhe ajo nuk mund të bëjë copë asnjë njeri, pasi nuk bën copë një njeri që është në këto përmasa, e zhytur shumë në këto fekalet, nuk bën dot. Janë njerëz pa përfaqësim. Kokalari është një emigrante e papunë, bashkëshorti i saj është i përfshirë në partinë Agimi i Artë, i financuar nga qarqe antishqiptare. Janë njerëz më shumë se të shpifur, nuk kanë asnjë kontribut në PD.’, shprehej asokohe Salianji.

Evi Kokalari e paditi atë për shpifje por gjykata e hodhi poshtë këtë akuzë duke e dënuar deputetin vetëm për fyerje.

Këtë të premte gjykata e ka shpallur fajtor për fyerje deputetin. Menjëherë pas këtij vendimi ka reaguar dhe Kokalari e cila shkruan se i është mirënjohëse trupës gjykuese ndërsa paralajmëron figurat politike mos të bëjnë sulme të tilla që tejkalojnë çdo normë.

 



2 Comments

  1. Turp per gjuhen qe perdorni e qe tregon kush jeni, ndonese pa emer.
    Salianji me shoke qe erdhen ne PD me taktiken “FSHATI RRETHON QYTETIN” nuk mund te justifikohet me asgje gjate gjithe qendrimeve te tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *