• |
ide | kryesore

Ngjarja e rëndë/ Hodhi gruan nga ballkoni i katit të 3-të pasi pa urimin për 8 mars

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Ai mbylli dyer dhe dritare që mos të na dëgjonin komshinjtë, nisi të më qëllojë me rripin e pantallonave dhe më tha se nuk do dilja e gjallë nga shtëpia. I kërkova ujë pasi nuk po ndihesha mirë, por ai mori gotën me ujë dhe ma hodhi në fytyrë.”

Kështu nis rrëfimi i një gruaje të dhunuar, që më pas u hodh nga kati i tretë nga njeriu me të cilin ajo po ndante jetën prej vitit 2009.

Gruaja e cila doli nga gjendja e rëndë ia rrëfeu ngjarjen fëmijëve dhe jo policisë. Ndërkohë që pas kësaj u prangos Dilaver Idrizi , i moshës 61 vjeç i cili akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë.

Historia horror nis pas 8 marsit kur gruas i erdhën mesazhe urimi, duke shkaktuar xhelozinë e shfrenuar të bashkëjetuesit.

Numri ku erdhën mesazhet e urimit ishte i Idrizit , pasi gruaja nuk kishte telefon dhe e kishte lënë si kontakt në një shoqatë bamirësie për ndihma. Pikërisht kjo shoqatë i dërgoi urime për festën e gruas. Në datën 11 mars gruaja u mbajt në reanimacion në gjendje të rëndë dhe e monitoruar jo vetëm nga mjekët por edhe nga dhunuesi. Në një çast e mbetur vetëm ajo i rrëfeu së bijës se i shoqi i kërkoi të tregonte se po nderte rrobat në tel dhe se u rrëzua pa dashje.

Historia u bë publike nga e bija që tregoi se agresori i së ëmës i qëndronte pranë në spital me shpresën se kur të zgjohej ajo nuk do tregonte.

Vajza tregon se kur e pyeti të ëmën çfarë kishte ndodhur kishte ndërhyrë bashkëjetuesi i saj duke e urdhëruar, “mos e pyet se është e lodhur”.

Dyshuese, e bija ka tentuar të sigurojë privatësi me të ëmën, por Idrizi nuk e linte asnjëherë në prani të dikujt tjetër. Pak çaste kanë qenë ato kur gruaja i është rrëfyer për gjithçka ndodhi dhe po ndodhte në spital ku ajo kërcënohej, ndërsa shtoi “pasi më dhunoi e s’më dha ujë, aty kam humbur ndjenjat e s’mbaj mend asgjë”.

Momenti që gruaja s’mbante mend sipas policisë është ai kur ai e shtyu nga kati i tretë dhe më pas i pikëlluar tha: “U rrëzua aksidentalisht”. /TCH



9 Comments

  1. Si I vajten mesazhet kesaj buces per 8 Marsin? Cfare mesazhesh ishin ato? Kane qene mesazhe shume te ndyra dhe ndoshta ndonje foto lakuriq i ndonje mashkulli. Ky burre ka pasur Arsye qe ka bere ate veprim se nuk te mban tjetri me buke dge lek dhe ajo tia dredhe. Boll na bete politiken e neneshtrimit ndaj femrave. Ju si gazete jeni gjoja kunder Sorrosit por jeni opozite e kontrolluar

  2. He po Turqit dhe Arabet dhe të gjith ata që kane mentalitetin e tyre nuke bëhen njerze kurre. Mbeturina një horre 🤮💩💩🤮

  3. MESONI PER PSIKOPATET NJEREZ DHE I EVITONI
    Snakes in Suits: When Psychopaths Go to Work
    by Dr. Paul Babiak (Author), Dr. Robert D. Hare (Author)

  4. MESONI PER PSIKOPATET NJEREZ DHE I EVITONI
    Snakes in Suits: When Psychopaths Go to Work
    by Dr. Paul Babiak (Author), Dr. Robert D. Hare (Author)>>>>

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *