• |
ide | kryesore

Doja Cat tërhiqet nga muzika

-Instant, F1, Paparazzi



Reperja e famshme, Doja Cat ka bërë me dije se do të tërhiqet përkohësisht nga muzika pas një reagimi të ashpër nga fansat e saj në Paraguaj.

Këngëtarja e “Woman” u tha fansave të enjten se “mezi pret të largohet nga muzika” pasi fansat e kritikuan që nuk njoftoi për anulimin e festivalit Asunciónico të Paraguajit.

“Doja rreth 4 vite më parë keni filluar të arrini famë dhe e gjitha falë tik tokut çfarë ndodhi me ty? Të kam dashur”, ka shkruar një fanse e inatosur në Twitter. Nuk më intereson” u përgjigj reperja. “Unë mezi pres të largohem nga muzika dhe nuk kam nevojë që ju të besoni më në mua. Gjithçka është e vdekur për mua, muzika ka vdekur, dhe unë jam një budallaqe që mendoj se jam krijuar për këtë, ky është një makth  mos më ndiqni”.

Një tjetër fans postoi një foto ku e quajti reperin “Armiku publik numër 1” dhe i shkruante: “Është tepër vonë për të kërkuar falje”, për të cilën Doja u përgjigj: “Nuk më vjen keq”.”Unë vazhdova, thjesht do t’i lë të gjithë të zemërohen,” deklaroi ajo në Twitter përpara se të shtonte se “nuk do të bëjë më foto me askënd tjetër pas këtij turneu”.

Doja ishte dashur të performonte në festivalin në Asunción, Paraguaj, të martën, por koncerti i saj u anulua pasi një stuhi shkaktoi përmbytje të rënda.Këngëtarja nuk ka deklaruar ende nëse ka në plan të dalë në skenën e Lollapalooza Brasil siç ishte planifikuar, por një burim ka treguar për TMZ se performanca është ende e hapur./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *