• |
ide | kryesore

Will Smith i kërkon falje publike Chris Rock

-Instant, Paparazzi, Slider



Will Smith i ka kërkuar falje Chris Rock që e goditi të dielën mbrëma gjatë ceremonisë së Oscars 2022.

“Dhuna në të gjitha format e saj është helmuese dhe shkatërruese”, shkroi Smith në Instagram. “Sjellja ime në ndarjen e çmimeve Oscar mbrëmë ishte e papranueshme dhe e pafalshme. Shakatë në kurrizin tim janë pjesë e punës, por një shaka për gjendjen shëndetësore të Jada-s sime ishte e tepërt për mua dhe reagova emocionalisht. Do të doja të të kërkoja falje publike, Chris! E teprova dhe gabova. Jam në siklet dhe veprimet e mia nuk ishin tregues i mashkullit që dua të jem. Nuk ka vend për dhunë në një botë dashurie dhe mirësie.”

Smith vazhdoi t’i kërkonte falje “Akademisë, producentëve të shfaqjes, të gjithë të pranishmëve dhe të gjithëve që shikonin në mbarë botën”.

“Më vjen thellësisht keq që sjellja ime ka njollosur atë që ka qenë një udhëtim i mrekullueshëm për të gjithë ne. Sinqerisht, Will”, përfundoi ai.

Pas shuplakës që u pa në mbarë botën, Smith u kthye në vendin e tij dhe dy herë i bërtiti Rock duke thënë: “Mbaje emrin e gruas sime larg nga goja jote e qelbur”.

Pak çaste më vonë, ai fitoi titullin më të lakmuar të mbrëmjes për rolin e tij në “King Richard”. Gjatë fjalimit të tij të pranimit, Smith u kërkoi falje të gjithëve përveç Rock.

Sa i përket shakasë së hidhur, thuhet se Rock nuk ishte në dijeni që Jada Pinkett Smith vuante nga alopecia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *