• |
ide | kryesore

Takimi me Lavrov, ministri kinez: Pekini dhe Moska kanë vendosur të forcojnë marrëdhëniet dypalëshe

-Instant, Lajme, Planet



Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kinë ku është takuar me homologun e tij Wang Yi, shkruan The Guardian.

Pas përfundimit të takimit, ministri i jashtëm kinez është shprehur se Pekini dhe Moska janë të vendosur të forcojnë marrëdhëniet dypalëshe duke rritur bashkëpunimin.

Sipas Wang, marrëdhëniet midis dy vendeve i kanë rezistuar ndryshimit të situatës ndërkombëtare, ndërsa ripohoi mbështetjen e Kinës për bisedimet e vazhdueshme të paqes mes Rusisë dhe Ukrainës.

Wang Yi tha se Kina mbështet zgjidhjen e konfliktit dhe përpjekjet e Rusisë dhe Ukrainës për të kapërcyer “vështirësitë” e tyre dhe për t’i zgjidhur ato në mënyrë paqësore.

Vendet perëndimore, përfshirë SHBA-në,  kanë paralajmëruar Kinën që të mos mbështesë Rusinë në luftën kundër Ukrainës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *