• |
ide | kryesore

SHBA vendos sanksione të reja ndaj Rusisë, ‘shënjestron’ teknologjinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet, Të fundit



Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur ditën e sotme sanksione të reja ndaj Rusisë, këtë herë duke ‘goditur’ sektorin e teknologjisë.

SHBA bëri me dije se po vendos sanksione ndaj 21 subjekteve dhe 13 individëve, duke përfshirë Mikron, prodhuesin më të madh të çipave në Rusi dhe prodhuesin dhe eksportuesin më të madh të mikroelektronikës.

Kjo masë ka për qëllim të synojë rrjetet e evazionit të sanksioneve”dhe kompanitë kryesore të teknologjisë ruse që po mundësojnë luftën e paligjshme të Putinit kundër Ukrainës.

“Ne do të vazhdojmë të synojmë makinën e luftës të Putinit me sanksione nga çdo kënd, derisa kjo luftë e pakuptimtë e zgjedhjes të përfundojë”, tha Sekretarja e Thesarit të SHBA-së Janet Yellen në deklaratë.

Moska përballet me një gamë të gjerë sanksionesh ndërkombëtare në sektorë që variojnë nga mallrat ushtarake tek artikujt luksoz, udhëtimet ajrore dhe bankat.



4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *