• |
ide | kryesore

Demi Moore në një lidhje të re dashurie

-Instant, Paparazzi, Slider



Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se aktorja Demi Moore është në një romancë dashurie me kuzhinierin,Daniel Humm.

Sipas ‘Page Six’,Demi dhe Humm  i cili është gjithashtu kuzhinier dhe pronar i The NoMad dhe Davies dhe Brook, kanë qenë në lidhje për disa muaj.

“Ata janë vërtet të ngarkuar me punë për momentin. Daniel punon me orë të gjata dhe të vështira në restorantin e tij Eleven Madison Park, por ata ende shpesh marrin kohë që Demi të bashkohet me të për darka romantike atje.”, u shpreh një burim i afërt me dyshen.

Dyshja u panë së bashku në Javën e Modës në Paris në fillim të këtij muaji duke marrë pjesë në shfaqjen e veshjeve të grave Chloe, vjeshtë/dimër 2022/2023. Atau ulën në rreshtin e parë në shfaqje me Maria Sharapova dhe Gugu Mbatha-Raw.

Në vitin 2019,  Humm përflitej për një romancë dashurie me , Laurene Powell Jobs, por nuk është e qartë se kur u ndanë.Ndërsa, Moore,ka qenë në një lidhje me Ashton Kutcher nga 2005 deri në 2013. Para kësaj, ajo dhe Bruce Willis ishin të martuar nga viti 1987 deri në 2000, me vajzat Rumer, 33, Scout, 30 dhe Tallulah, 28./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *