• |
ide | kryesore

Tentoi të vriste dy persona në Itali, kapet në Berat 48-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Beratit ka arrestuar Aleksandër Agaçin, i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar për veprën penale “Vrasja e dyfishtë”, e mbetur në tentativë në Itali.

Agaçi njihet si shqiptari me 4 emra, shtetasin Aleksandër Agaçi, Aalias Aleksandër Agaci, Palush Alushi apo me emrin grek Kusar Kusaris.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Vlorë ka caktuar rikthimin e tij në burg, për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit, 1 vit e 6 muaj burg, duke konvertuar kështu vendimin e dhënë nga autoritetet italiane, për veprën penale “Vrasja e dyfishtë”, mbetur në tentativë, e kryer në shtetin italian”, njofton Policia.

Aleksandër Agaçi 48 vjeç është banues në Fier.

Agaçi u transferua në ambientet e DVP Fier, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *