• |
ide | kryesore

Humb jetën i burgosuri në Shën Koll, dyshohet arrest kardiak

-Instant, Lajme, Të fundit



I dënuari për vrasje të mbetur në tentativë në familje vitin 2015, Besnik Spaho, ndërroi jetë këtë të premte në burgun e Shën Kollit. 53-vjeçari Spaho kishte masë mjekësore “Shtrim i përkohshëm në një spital psikiatrik”, vendim i dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Mjeku i burgut ka njoftuar në orën 15:48 se pacienti po ndihej keq.

Në orën 16:05, i transportuar nga ambientet e institucionit, Spaho ka mbërritur në spitalin rajonal të Lezhës, ndërkohë që është shpallur i vdekur në orën 16:15. Si shkak i vdekjes dyshohet arresti kardiak.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *