• |
ide | kryesore

Fitore e 4-të e Orban në Hungari, “miku” i Putin siguron mandatin e katërt

-Instant, Lajme, Planet



Viktor Orban ka siguruar mandatin e tij të katërt si kryeministër hungarez. Të dhënat, ende paraprake, tregojnë për një fitore të partisë së tij Fidesz, ndërkohë që lideri i opozitës Peter Marki-zay dështoi në misionin e tij për të hequr nga pushteti liderin e djathtë, që drejton ekzekutivin nga viti 2010. Zgjedhjet e fundit janë analizuar si më të vështirat për Orban edhe për pozicionin miqësor që ai ka me presidentin rus Vladimir Putin, të cilin ka ngurruar ta kritikojë hapur edhe pas agresionit të Kremlinit në Ukrainë.

Madje, vetë Orban e ka cilësuar sot presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, si një nga kundërshtarët e tij, të cilët ai do të duhet të kapërcente për të fituar zgjedhjet. Hungaria ndan një kufi me Ukrainën dhe ka strehuar më shumë se gjysmë milioni refugjatë deri më tani. Orban tha se duke ndihmuar njerëzit, por duke refuzuar të furnizojë Ukrainën me armë, ai po mban Hungarinë jashtë luftës.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *