• |
ide | kryesore

‘Leave the Door Open’ shpallet ‘Rekordi i Vitit’ në Grammy 2022

-Instant, F1, Paparazzi



Anderson.Paak dhe Bruno Mars u shpallën fitues në kategorinë ‘Rekordi i Vitit’ për hitin e tyre të madh “Leave the Door Open” .

“Dëgjo, ne po përpiqemi vërtet të bëjmë maksimumin për të qëndruar të përulur në këtë pikë,” deklaroi Paak ndërsa pranonte çmimin, !” Për të nominuarit e tjerë në këtë kategori: Ju e dini që ju duam shumë, pijet janë nga ne sot”, vazhdoi këngëtari.

Paak vendosi ta shkurtonte fjalimin e tij në atë moment, që të mos futej në telashe: “E di që shumë fansa mund të jenë të mërzitur, kështu që ne do të ikim nga këtu përpara se Interneti të fillojë të flasë.” Zoti ju bekoftë të gjithëve, natën e mirë!”, shtoi Bruno.

Fitorja e katërt e Silk Sonic në mbrëmje për “Leave the Door Open” pasoi fitoret në këngën më të mirë R&B, performancën më të mirë R&B (të cilën dyshja e ndanë me “Pick Up Your Feelings” të Jazmine Sullivany) dhe këngën e vitit. Fitorja është e treta për Mars në kategori, pas fitoreve në 2016 (për “Uptown Funk” me Mark Ronson) dhe 2018 (për “24kMagic”)./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *