• |
ide | kryesore

Justin Long reagon pas aludimeve për një romancë me Kate Bosworth

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktori i njohur Justin Long ka folur së fundmi për jetën e tij sentimentale.

Gjatë një bisede me Nick Viall për shfaqjen e këtij të fundit The Viall File, aktori  e shprehu lumturinë e tij për gjetjen e ‘ njeriut të duhur’.

“Kisha arritur në një vend ku isha rehat me veten. Nuk e dija në atë kohë, por isha gati për të qenë me njeriun e duhur.Dhe e takova. E gjeta”,deklaroi aktori.Ai shtoi për marrëdhënien e tij, “Unë dua të flas për këtë. Dua t’i tregojë të gjithëve, por gjithashtu dua ta mbrojë. Është e shenjtë.”

Edhe pse Justin nuk e përmendi emrin e partnerit të tij në intervistë, ai dhe Kate Bosworth janë përfolur së fundmi për një lidhje pasi u panë duke hipur në një makinë së bashku në Los Angeles javën e kaluar.Bosworth dhe Long  kaluan kohë së bashku vitin e kaluar duke filmuar një projekt në Arkansas.Në maj 2021,Kate  falenderoi publikisht aktorin pas përfundimit të xhirimeve.

“Justin ti je një vërtet spektakolar / argëtues / qesharak/ i sjellshëm / i rrallë /.Faleminderit që më ke bërë të qesh dhe në momentet më të vështira. Ti e di sa shumë të dua”

Aktorja ishte e martuar më parë me Michael Polish. Ajo njoftoi spo ndaheshin në një postim në Instagram të gushtit 2021./Lapsi.al

Kate Bosworth and Justin Long Spotted Together in LA | PEOPLE.com



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *