• |
ide | kryesore

“Të bashkohemi, presion qeverisë të hapë kompanitë e basteve”, Fidel Ylli thirrje për të shpëtuar sportin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli, në emisionin “Sport Zone” në MCN TV, i bëri thirrje qeverisë që të hapë kompanitë e basteve.

Ai e quajti si të turpshëm vendimin për uljen e buxhetit të sportit dhe për këtë arsye, njoftoi se ditën e premte do të mblidhen të gjitha Federatat për të folur me qeverinë.

“Sot në zyrën time kanë qenë mbi 20 federata. Buxheti i sportit është ulur në mënyrë drastike këtë vit është diçka katastrofale. Është ulur me 1 miliardë lekësh. Do mblidhemi dhe t’i bëjmë të ditur qeverisë, se ky që kanë bërë me buxhetin e sportit është një turp. Unë nuk e filloj projektin, nëse qeveria nuk i kthen dinjitetin sportit. Nuk ka para qeveria?! Le të hapen bastet sportive atëherë, që lulëzojnë në këtë moment. Greqia ka, Italia ka. Duhet të bashkohemi që t’i bëjmë presion qeverisë, për t’i dhënë sportit atë që meriton”, tha Ylli.

Sipas Yllit qeveria t’i thërrasë mendjes dhe të hapë kompanitë e basteve, në mënyrë që të rritet edhe buxheti për sportin.

“Kjo nuk i falet as parlamentit asnjërit, që e ulën buxhetin me 1 miliardë lekë. Nuk e kuptoj se çfarë ka ndodhur. Do detyrohen të na i kthejnë ato lekë. Ne nuk duam të bëjmë grevë, që të na dëgjojë qeveria.

I duam si partnerë. Duam të na dëgjojë, të na thotë se kompanitë e basteve do i hapin. Buxheti do rritet kur qeveria t’i thërrasë mendjes dhe të hapë kompatinë e basteve. Buxhetet janë mjerane dhe ne nuk mund të bëjmë dot me këto. Sportin e lehtëson vetëm hapja e kompanive të basteve”, perfundoi Ylli.



6 Comments

  1. ky agression është natyrisht një sinjal tipik drejtuar prokurorëve dhe hetuesve të Prokurorisë Speciale, që kanë në duar dosje që i djegin Berishës dhe grupit të tyre. Deri më sot, ky lloj shantazhi drejtuar këtyre njerëzve, të cilët janë natyrisht të brishtë e që kanë parë tmerret e xhindosjes së Berishës në vite

  2. Oooopaaa, Sorrosi do te vjedhe dhe nga trafiku i basteve ! Shenja lufte, pushtuesi grabit gjithshka para se te iki !
    Besimtare kristiane dhe myslimane faluni per nuklearet se Zoti eshte bere homoseksual ( hebraik).

  3. hiqni Armand Duken mikun personal te Sali Shpelles ne fillim pas ka vjedhur me shume se kushdo tjeter mbas Salih Malokut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *