• |
ide | kryesore

Bordi cakton çmimin e ri të naftës dhe benzinës në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
largea_largea_f1_09nafta-jpg133400307414207417121424367084.jpg



Që prej ditës së sotme në orën 18:00, nafta dhe benzina do të blihen më lirë se dje. Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 6 Prill 2022 vendosi që nafta të shitet me 228 lekë/litër, benzina me 208 lekë/litër ndërsa çmimi i gazit mbetet i pandryshueshëm me 115 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Bordi i Transparencës po monitoron ecurinë e bursave dhe paralajmëron për pezullimin e aktivitetit të pikave të karburantit që nuk respektojnë vendosin çmimet e ndryshuara të hidrokarbureve.

Vendimi i Bordit të Transparencës për tregtimin me shumicë:

216 Lekë/litri për gazoilin;
196 Lekë/litri për benzinën;
103 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.
Vendimi i Bordit të Transparencës për tregtimin me pakicë:

228 Lekë/litri për gazoilin;
208 Lekë/litri për benzinën;
115 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).



7 Comments

    1. kete nuk e kuptova? Shteti ka per detyre kontrollin dhe rregullimin e tregut, nuk ka nevoje per borde mbi borde!

  1. Bordi i transparences po ben te pamunduren per tua lehtesuar krizen shqiptareve! Do ja dalim te gjithe bashke

  2. Te pakten o njerez mos te ankohemi Jo Rama kshu Jo qeveria ashtu cmimi I naftes eshte shum mir nuk ka pse te ulet me

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *