• |
ide | kryesore

‘Komshinjtë e kujt do çmenden këtë javë’: Beatrix Ramosaj ironi me komentin viral

-Instant, Paparazzi, Slider



Nuk dimë asgjë se çfarë po ndodh me Beatrixën dhe Donaldin, Borën dhe Donaldin apo Beatrixën dhe Borën, por një gjë e dimë me siguri, të tre po marrin vëmendje dhe duket se po e shijojnë.

Rikujtojmë që Donaldi bëri një këngë që dukej të ishte dedikim për Borën. Kënga titullohej “Nuk je”. Bora ia ktheu me një shaka për 1 Prillin, duke thënë se do publikonte një këngë me titull “Nuk jam si ti” dhe pak minuta më vonë Beatrix bëri një postim të ngjashëm me të Borës me titullin e këngës “As unë si ti”. Siç dihet asgjë nuk ishte e vërtetë, por nuk e kuptuam nëse vajzat thumbuan njëra-tjetrën, ranë pre e njëra-tjetrës apo vunë publikun në lojë.

Megjithatë, Beatrix nuk e ka lënë me kaq. Pak minuta më parë, ajo ka publikuar një tweet, ku shkruan: “Komshinjtë e kujt do çmenden këtë javë”. Me shumë mundësi duke paralajmëruar një projekt të ri, por duke përdorur një shprehje të famshme të saj.

E kush e ka harruar komentin që ajo bëri në foton e Borës pas takimit me Donaldin në BBV, ku shkruante:

“Më kujtuat se sa bukur është të dashurosh! Me zemër në dorë dje. I çmenda komshinjtë duke bërtitur. Të dua zemër!”

Dhe sigurisht, kaq u desh që e gjithë vëmendja të rikthehej tek ajo.revistaclass 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *