• |
ide | kryesore

Jennifer Lopez nxit dyshimet se është fejuar me Ben Affleck

-Instant, F1, Paparazzi



Këngëtarja e njohur Jennifer Lopez ka nxitur së fundmi aludimet se mund të jetë fejuar me Been Affleck.

Këngëtarja “Jenny From the Block”, 52 vjeçe, u fotografua duke blerë mobilje me vajzën e saj 14-vjeçare, Emme, në Culver City, Los Angeles. Por,ajo cfarë tërhoqi vëmendjen ishte një unazë diamanti në dorën e saj të majtë duke ngrejtur dyshimet se mund ti ketë dhënë fund beqarisë.

Vetëm dy muaj më parë, gjatë një interviste me Ellen DeGeneres për Jennifer foli për marrëdhënien e saj me Ben.Ajo rrëfeu se nuk e kishte“menduar kurrë” rikthimin së bashku me regjisorin e “Argo”, por shtoi: “Është një gjë e bukur”.

Pas ndarjes nga Affleck në 2004 , Lopez u martua me Marc Anthony me të cilin ka dy fëmijë: binjakët Emme dhe Max, të lindur në 2008.Ndërkohë, Affleck u martua me Jennifer Garner në qershor 2005 dhe kanë tre fëmijë së bashku: Violet, Seraphina dhe Sam./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *