• |
ide | kryesore

Dinamo e rrëzuar, Vanoli humb sensin e realitetit: “Skuadra ka gabuar vetëm me Egnatian”

-Instant, Sport



“Mendoj se në këto tre ndeshje, skuadra ka gabuar vetëm atë me Egnatian se edhe sot jemi mundur me goditje standarte. Është një periudhë e tillë, nuk kam asgjë për t’iu kritikuar djemve. U munduam të ndryshojmë sistem që të ishim më ofensivë por për fat të keq nuk arritëm të bënim atë që kishim përgatitur në nivel ofensiv. Janë nga këto vite që me gjysmë gjuajtje në portë pëson gol. Komplimente kundërshtarëve se nuk vodhën gjë, bënë ndeshjen e tyre”. Me këto fjalë Rodolfo Vanoli ka komentuar humbjen e pësuar nga Kastrioti, që praktikisht e ka rrëzuar Dinamon nga kategoria. Nuk duket, në fakt, aspak si komenti i një trajneri që nuk ka fituar asnjë ndeshje, duke u mundur nga Tirana, Egnatia e tani edhe Kastrioti. “Ky është një problem i madh se si me Tiranën, ashtu edhe me Egnatian, i kemi pësuar golat vetë. Mund edhe të humbësh, por jo të dhurosh golat”, thotë italiani.

E megjithëse duhet të rikuperojë tetë pikë në 8 ndeshje, mbijetesa për Vanolin nuk është mbyllur: “Jo, nuk është e mbyllur. Derisa nuk na dënon matematika, do të mundohemi. Djemtë nuk është se nuk po luftojnë, se edhe sot luajtën. Por janë periudha ku gjërat shkojnë mbrapsht. Flas për këto tre ndeshje, jo për 9 muajt më parë. Kemi detyrim ta provojmë deri në fund për klubin dhe për tifozët”, përfundoi Vanoli, që nuk e dinte se pas konferencës nuk do të gjente as autobusin për ta kthyer në Tiranë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *