• |
ide | kryesore

Amber Heard: Kam ende dashuri për Johnny Depp

-Instant, Paparazzi, Slider



Amber Heard ka reaguar së fundmi ndaj padisë së Johnny Depp-it për shpifje prej 50 milionë dollarësh,

Në postimin e saj në Instagram të shtunën, Heard iu drejtua John, duke shkruar: “Nuk e kam përmendur kurrë emrin e tij, përkundrazi kam shkruar për çmimin që gratë paguajnë për të folur kundër burrave në pushtet. Unë vazhdoj ta paguaj atë çmim, por shpresoj se kur të përfundojë ky rast, unë mund të vazhdoj përpara dhe po ashtu edhe Johnny.”

“Kam ruajtur gjithmonë një dashuri për Johnny-n,” shkroi aktorja, “dhe më sjell dhimbje të madhe që duhet të jetoj detajet e jetës sonë të kaluar së bashku përpara botës.Në këtë kohë, e njoh mbështetjen e vazhdueshme që kam pasur fatin të marr gjatë këtyre viteve, dhe në këto javë në vijim do të mbështetem në të më shumë se kurrë,” vazhdoi ajo.

Gjyqi i cili filloi të hënën, do të vendosë përfundimisht nëse Heard ka shpifur për Depp në një shkrim të Washington Post të vitit 2018, duke lënë të kuptohet se ai ishte një dhunues në familje — gjë që aktori thotë se i dëmtoi reputacionin dhe i kushtoi punë. Pjesëmarrës në gjyq do të jenë ish-partneri e Heard-it, Elon Musk, aktori James Franco, Paul Bettany dhe Ellen Barkin./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *