• |
ide | kryesore

Zyrtare nga Bordi i Transparencës: Sa do të jetë çmimi i karburantit sot

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Cmimi-naftes-ne-Shqiperi-ulet-me-3-leke-ne-bote-30-per-qind-620x360.jpg



Bordi i Transparencës ka publikuar çmimin e karburantit për ditën e sotme, duke përfshirë benzinën, naftën dhe gazin.

Mësohet se çmimi për gazoilin do të jetë 226 Lekë/litri209 Lekë/litri për benzinën si dhe 115 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.

Vendimi i Bordit të Transparencës datë 13.4.2022: 

Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 13 Prill 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.
Nisur sa më sipër, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ, Bordi vendosi:
Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 13.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:
214 Lekë/litri për gazoilin;
197 Lekë/litri për benzinën;
103 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.
Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 06.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:
226 Lekë/litri për gazoilin;
209 Lekë/litri për benzinën;
115 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).
Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 13.04.2022, ora 18.00 p.m, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.
Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti,heqje licence dhe sekuestrim.



12 Comments

    1. Megavjedhja qeveritare vazhdon dhe shqipo-mavrrite rrine kafeve. Popull hajvan. Gomari i gjate po ju zevendeson cdo dite me bangladeshi e indiani ju vazhdoni flini gjume. Cohuni mor merhuma suljuni kryeministrise se nuk humbni gje vetem se fitoni. Tmerrojeni palloshin e gjate se esht pabyths e frikacak i papare. Mos humbni me kohe.

  1. Cmimi here ngrihet dhe here ulet varet nga cmimet me te cilat ato vijne ne shqiperi. Cmimet svaren nga qeveria pasi shqiperia nuk nxjerr nafte apo nen produktet e saj

  2. Eshte normale qe cmimet ndryshojne duke marr parasysh ca behet jasht dhe duke qene se vjen po nga jasht. Cmimet ndryshojn dhe varet nga cmimet me te cilat na shiten ne.

  3. Kjo nuk eshte problem qe e ka vetme vendi jone kjo rritje po ndodhe ne cdo vend te botes, keto jane pasojat qe sjelle lufta e tmerrshme.

  4. Bordi ben pune te mire qe mban nen kontrroll cmimet duke mos lene shitesit te abuzojne ne kete periudhe krize

  5. Kur shok komentet e qelbesirave me siper me kujton vetem protestat e shtirura te mjaft. Me vjen ndot per keta qelbesira

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *