• |
ide | kryesore

Mposhti Spezian, Inzaghi lartëson Interin: “Fitore maturie e qartësie, tre pikë të rëndësishme”

-Instant, Sport, Video



Simone Inzaghi është shprehur i kënaqur pas fitores 1-3 me Spezian. “Mendoj se ishte një fitore pjekurie dhe qartësie. E dinim se nuk do të ishte një ndeshje e lehtë dhe bëmë një pjesë të parë disi të bllokuar – shpjegoi trajneri i Interit – Ndoshta dhjetë minutat e pjesës së dytë nuk më pëlqyen dhe lejuam shumë. Por morëm një fitore të rëndësishme për ecurinë tonë”. “Pas një kohe të gjatë e kisha të gjithë skuadrën në dispozicion, mund të zgjidhja – shpjegoi trajneri i zikaltërve – e nisën dy lojtarë dhe më pas i ndryshova, kisha edhe Caicedon në pankinë që meriton hapësirë”.

“Ne na pëlqen të luajmë vertikalisht, kemi krijuar shumë në tre ndeshjet e fundit që kemi fituar – vazhdoi ai -. Edhe kur nuk kemi arritur të fitojmë kemi krijuar shumë raste. Kemi fituar tre ndeshjet e fundit, është normale të kemi besim”. Sa i përket zëvendësimeve që vendosën ndeshjen, Inzaghi i ka të qarta idetë. “Mendoj se të gjithë sulmuesit në skuadër janë të përshtatshëm me njëri-tjetrin – vazhdoi Inzaghi -. Dzeko e Lautaro kanë luajtur së bashku për një kohë të gjatë. Correa kishte bërë mirë në fillim. Herë pas here do të kërkoj dyshen më funksionale. Sanchez dhe Lautaro bënë shumë mirë, por edhe Dzeko dhe Correa bënë shumë mirë për 60 minuta”.

Më pas disa fjalë për Gosensin, D’Ambrosion dhe sulmin e mundshëm që do të luajë në derbin e Kupës së Italisë. “Gosens? Edhe sot mund të ishte momenti i tij, në muajin e parë duhej të punonte – shpjegoi Inzaghi -. Mund të luante, por më pas zgjodha situata të tjera. Robin po punon shumë mirë, ashtu si edhe Caicedo. Ata po na japin një dorë të madhe, do të vijë edhe koha e tyre. D’Ambrosio nuk ka gabuar asnjë ndeshje kur është thërritur në cështje – shtoi ai -. E di që mund të mbështetem tek ai, është shumë e rëndësishme. Sulmi në derbi? Është herët. Mungojnë tre seanca të rëndësishme stërvitore dhe më duhet të përpiqem të bëj vlerësimet – përfundoi tekniku, do të ketë vend për të gjithë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *