• |
ide | kryesore

“Nuk kemi pse mërzitemi se humbëm nga Tirana”: Ramadani ‘qan’ Pedro Auguston

-Instant, Sport



“E filluam të penalizuar. Ai gol ndikoi shumë te gjendja jonë psikologjike. Futbollistët dhanë maksimumin. Nuk jemi as të parët as të fundit që humbim nga Tirana. Ekipi më i mirë sot fitoi. Nuk kemi pse mërzitemi. Donim të merrnim të paktën një pikë, por se arritëm”. Zekerija Ramadani nuk gjen justifikime në humbjen 0-3 të Egnatias së tij përballë Tiranës kryesuese. Tekniku kosovar i del situatës ballazi, edhe pse rrogozhinasit janë tashmë në zonën playout, me Kastriotin që largohet gjithnjë e më tepër. “U arratis Kastrioti? Duhet të shpresojmë që jo. Mendoj se as Skënderbeu nuk i ka humbur shpresat. Duhet të japim maksimumin që të mos e diskutojmë rënien dhe më pas të largohemi nga zona ‘playout'”.

Tekniku i Egnatias është ndalur në fund edhe tek mungesa e Pedro Augustos. Golashënuesi më i mirë i rrogozhinasve natyrisht ishte një penalizim i madh për teknikun, që nuk e ka fshehur në post-ndeshje: “Pa i ulur vlerat e Maganit, por kur është Pedro Augusto, ekipi frymon ndryshe. Nëse ai do të ishte, mund të mos shënonte, por pjesa tjetër e ekipit do të luante më mirë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *