• |
ide | kryesore

Lufta në Ukrainë, stërmbesa e Hrushovit: Putin mund të përdorë armë bërthamore

-Instant, Lajme, Planet



Stërmbesa e ish-udhëheqësit sovjetik Nikita Hrushovi në një intervistë të dhënë për mediat e huaja ka paralajmëruar se Rusia mund të jetë gati të përdorë armë bërthamore në Ukrainë.

Nina Krusciova, një profesore e çështjeve ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara, ka theksuar se beson se Presidenti rus Vladimir Putin në fund të fundit do të bëjë gjithçka që duhet për të shpallur fitoren në luftë.

“Unë mendoj se kjo luftë është me të vërtetë ajo që Putini planifikon të fitojë dhe ai pret ta fitojë me çdo kusht. Nëse do t’i duhej të përdorte armë bërthamore taktike për të shpallur fitoren, ky mund të jetë një nga opsionet që rusët mund të jenë të gatshëm të përdorin, ” ka thënë Hrushovi.

Një studiuese ruse në New School të Nju Jorkut dhe një kritike e gjatë e Putinit, Hrushovi disa ditë pas pushtimit të Ukrainës tha se ajo ishte e turpëruar nga konflikti dhe se stërgjyshi i saj do ta shihte sulmin, “të neveritshëm”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *