• |
ide | kryesore

Pas shumë ditësh kërkime, gjendet trupi i pajetë i 10-vjeçarit në Fan

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas shumë ditësh kërkime është gjetur trupi i pajetë i vogëlushit 10-vjeçar i mbytur në lumin Fan në Mirditë. Trupi i fëmijë u gjet në rezervuarin e HEC-it në Reps. Kujtojmë se fëmijën e mori rrjedha e Fanit pasi iu afrua ujit për të marrë topin që i kishte rënë. Ngjarja e rëndë u shënua pasditen e datës 5 prill, ku një lojë me top mes bashkëmoshatarësh u kthye në një tragjedi për 10-vjeçarin në Mirditë. 
Kërkimet për gjetjen e trupit vijuan për më shumë se 10 ditë ndërsa në një moment u bë edhe devijimi i pjesshëm i lumit për të kontrolluar pranë një ure ku dyshohej se mund të ndodhej trupi.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *