• |
ide | kryesore

Reagon Bora Zemani, çfarë tha për mardhënien me Donaldin

-Instant, F1, Paparazzi



Bora Zemani, ka reaguar ditën e djeshme për herë të dytë për të ‘shuar’ njëherë e mirë spekulimet në lidhje me të dhe Donaldin.
Bora postoi në “Instastory” një deklaratë të gjatë, ku shkruante se është e pamundur për të që të reagojë çdo ditë në lidhje me këtë çështje.
“Eshte e pamundur te reagoj cdo dite duke thene kjo po, kjo jo! Aq me teper une qe ne zhurmen e ketyre koheve kam zgjedhur mos te flas e ne 7 muaj ky eshte reagimi i dyte qe bej edhe pse shoh qe cfare nuk shkruhet ne emrin tim. Nuk kam folur per asnje person, asnje perjetim, asnje te vertete apo genjeshter dhe me besoni, keto te fundit jane shume! Nuk e kam dashur asnjehere vemendjen qe nuk ka te bej me punen time! Me mjafton ajo qe kam nga programi im 6 here ne jave ne ekranin me te madh ne vend. E kuptoj, u perfshiva padashur ne nje situate me shume se personale pa e ditur si do te shkonte…”, filloi Bora shkrimin e saj.

Zemani gjithashtu u shpreh se nuk ka asnjë duet apo klip që do të paraqesi me Donaldin. Jo vetëm kaq, ajo gjithashtu hedh poshtë çdo thashethem tjetër që ka dal për të dhe aktorin.
“Jo, nuk ka duet se shpejti. Nuk ka klip te xhiruar jashte. Nuk ka pushime bashke. Nuk ka kafe ne ambjentet e Top-it. Nuk ka varese ne qafe. Nuk ka ftese ne emisonin e pare. Nuk ka ftese ne Prime. Nuk ka njerez te tjere per te derguar te falat. Nuk ka marredhenie familjare, raporte pune me vellain tim, nuk ka video funny ne TikTok per kunderpergjigje etj etj…”
Gjithsesi, Bora nuk e mohon që mund të ketë dedikime dhe falje, që janë bërë si publikisht ashtu edhe personalisht.
“…Dedikime?! Po, ka! Edhe une mendoj si ju. Edhe kerkese falje, ka! Personalisht dhe publikisht. Ndoshta sepse nje pjese e kesaj historie u be publike. Por ndihem e detyruar te them fjalen time pasi shoh qe ka me shume genjeshtra sesa te verteta ndaj po e permbledh. Per momentin ka ASGJE! Tani te shohim perpara e te respektojme pak me shume nieri-tetrin! Shume dashuri per te gjithe ju!!”, përfundoi shkrimin moderatorja



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *