• |
ide | kryesore

Ish-kujdestari i familjes mbretërore zbulon vendndodhjen e Kate Middleton

Paparazzi, Slider



Ajo nuk ka bërë një paraqitje publike që nga 25 dhjetori derisa në muajin janar të këtij viti, pas  operacionit të planifikuar abdominal.

Teoritë për “zhdukjen e saj misterioze” u nxitën më shumë, kur një fotografi familjare, e publikuar nga faqja zyrtare e Kate Middleton në rrjetin social X, doli të ishte e edituar.

Madje, sipas raportimeve, thuhet se kjo e fundit reagoi përmes kësaj llogarie zyrtare, duke thënë se pëlqen të editojë paksa fotografitë përpara publikimit.

Tani, ish-kujdestari i familjes mbretërore, Paul Burrell i cili i shërbeu Mbretëreshës Elizabeth II si dhe Princeshës Diana, ka treguar se ku është Kate Middleton.

“Ajo nuk ka vdekur. Për momentin është duke u trajtuar në Norfolk. Ajo do të qëndrojë atje deri pas festës së Pashkëve”, ka deklaruar Barrell.

“Princi William është shumë i kujdesshëm ndaj familjes dhe gruas së tij. Prandaj, nuk keni marrë ndonjë përgjigje sepse ai nuk e sheh të arsyeshme të reagojë për raportimet e shtypit. Por, duke mos reaguar po krijohen këto spekulime”, theksoi ai./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *