• |
ide | kryesore

Rusia paralajmëron ushtarët ukrainas në Mariupol: Dorëzoni armët

-Instant, Lajme, Planet



Forcat separatiste ruse të mbështetura nga Rusia kanë nisur sulmet në fabrikën e çelikut Azovstal në qytetin e rrethuar të Mariupolit, sipas informacioneve ruse, shkruan skynews.

Fabrika është vendi ku mendohet se ndodhen trupat e fundit të ushtrisë ukrainase në qytetin port të Mariupolit.

Tani, ministria e mbrojtjes së Rusisë u ka kërkuar batalioneve nacionaliste dhe mercenarëve të huaj që të dorëzojnë armët për të shpëtuar.

“U bëjmë thirrje edhe një herë autoriteteve zyrtare të tregojnë maturi, t’u japin udhëzimet e duhura militantëve për t’i dhënë fund rezistencës së pakuptimtë dhe të largohen nga vatra e rezistencës,” thuhet në deklaratë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *