• |
ide | kryesore

SHBA shqyrton mundësinë e listimit të Rusisë mes “shteteve terroriste”

-Instant, Lajme, Planet



Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e përjashtojnë mundësinë që ta konsiderojnë Rusinë zyrtarisht si një “shtet sponsorizues” të terrorizmit. Ky hap mund të përkthehet me sanksione dhe kufizime të tjera.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se SHBA është duke vlerësuar me kujdes faktet dhe, sipas ligjit, nëse kushtet plotësohen do të veprohet në këtë drejtim.

“…Nëse kushtet janë të përshtatshme dhe do të na jepet mundësia ligjore për të vepruar, do ta bëjmë”.

Statusi i “promotorit të terrorizmit” u jepet atyre vendeve që duket se “kanë dhënë vazhdimisht mbështetje për aktet e terrorizmit ndërkombëtar”.

Javën e kaluar, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi Presidentit të SHBA-vë Joe Biden të ndërmarrë këtë hap dhe ta konsiderojë Rusinë një shtet terrorist. Aktualisht janë katër vende në ‘listën e zezë’.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *