• |
ide | kryesore

Cody Simpson zbulon arsyen e ndarjes nga Miley Cyrus

-Instant, F1, Paparazzi



Cody Simpson ka folur së fundmi për ndarjen e tij nga këngëtarja,Miley Cyrus.

Gatë një paraqitjeje në The Kyle & Jackie O Show,Simpson rrëfeu se ndarja erdhi kryesisht për shkak të angazhimeve profesionale.

“Ishte një lloj vendimi i përbashkët, duke e ditur se ne po shkonim në drejtime të ndryshme në jetën tonë,” tha ai . “Sapo kisha filluar stërvitjen në atë moment, kështu që jeta ime po ndryshonte shumë dhe e dija se më në fund do të më duhej të kthehesha në Australi për ta bërë atë siç duhet dhe profesionalisht. Ajo publikoi albumin e saj të ri dhe do të shkonte në turne”.

Simpson është një notar konkurrues i cili po stërvitej për të garuar për Australinë në Lojërat Olimpike. Ndonëse nuk u kualifikua për Tokio, ai aktualisht po stërvitet për Lojërat 2024 në Paris. Cyrus, ndërkohë, publikoi albumin e saj Plastic Hearts në nëntor 2020.Dyshja u lidhën për herë të parë në tetor 2019 dhe u ndanë në gusht 2020.

“Nuk i mbajmë inat apo mëri njëri tjetrit,” u shpreh këngëtari . “Thjesht ishim në vende të ndryshme. Ne patëm një vit të mrekullueshëm, të mrekullueshëm së bashku dhe gjithçka. Ne jetuam së bashku gjatë pandemisë . U argëtuam shumë.”

Aktualisht, Cyrus është e lidhur me muzikantin Maxx Morando, me të cilin ajo u pa duke u puthur në West Hollywood javën e kaluar. Më parë ai ishte bateristi i grupit Regrettes, dhe tani luan me grupin Liily.Ndërkohë, Simpsons filloi të takohej me modelen Marloes Stevens pesë muaj pas ndarjes së tij nga artistja, megjithëse që atëherë ata janë ndarë./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *