• |
ide | kryesore

Alibeaj: Berisha vjen dhe bën zhurmë, PD nuk mund t’i shmanget negociatave për presidentin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas mbledhjes së zhvilluar, kreu i Grupit Parlamentar, Enkelejd Alibeaj tha se lidhur me cështjen e presidentit PD ka vendosur të dalë përballë kryeministrit Edi Rama. Alibeaj deklaron se PD e ka detyrim për t’u dhënë shqiptarëve një president.

“Na duhet presidenti i shqiptarëve. Nuk mund të degradojë procesi zgjedhjes futur ne zarfe të turpshme dhe qesharake. PD mund të shmanget me bishtin ndër shalë, kjo është një mënyrë që s’duhet të funksionojë. Duhet të përballemi me Ramën, jo duke ikur, por duke ia grisur fasadën që do të bëjë me zarfe dhe shoqëri civile. Simbolizon edhe gjysmën që përfaqëson opozita. Është detyrim i opozitës ky! Duhet një proces që do respektoje figurën e presidencës.”, u shpreh ai.

Po ashtu, Alibeaj u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha vetëm shkaktoi shumë zhurmë, ndërsa dha qëndrimin e tij kundër. Në lidhje me diskutimet për çështjen e Presidentit, Alibeaj tha se do të mblidhen në një moment tjetër, ku do të merret parasysh mendimi i të gjithë deputetëve dem0okratë, për të dalë më pas me një qëndrim final.

“Sot në mbledhjen e grupit u diskutua çështja e axhendës parlamentare. Çështje tjetër është e qëndrimit që duhet ët mbajë PD lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit. Propozimi im është që do të duhet të konsultohen të gjithë deputetë për qëndrimin që duhet të mbajë PD. U la në një mbledhje tjetër ku duhet të merren opinionet e të gjithë deputetëve dhe në fund të sintetizohet një qëndrim final. Në mbledhjet e grupit ka gjithnjë zhurmë sepse vjen Berisha, pa asnjë lloj roli, është i lirë të japë opinionin e tij. Procesi i zgjedhjes së Presidentit është i rëndësishëm, pavarësisht kompetencave të rrudhura gjithnjë e më tepër të tij”, tha ai.



14 Comments

  1. Bravo Alibej vetem ti po tregon se si i duhen drute gomarit salih,jo si muli qe vazhdon tja lepije bythen salihut

    1. o na hongsh mutin me gjithe burrin e marsides

      burri i marsides ul ne prohnin e rames ti thu bravo

      fugshklyms i vogel. harrove ne skenar moton fajin e ka saliu !

  2. O Berishe komunistet vdesin e nuk dorzohen ka thene partia! Si mundet nje reaksionar si Alibej te thote per ty ” ska asnje rol” Komisar mblidhi qente e coptoje kete tradhetar !

    1. Hahaha, kur the “komunistet” mendova se e kishe per Salen, se as ky nuk dorezohet kurr dhe ka qen nga ata me teser te PPSH.

  3. Po car negociatash mer shkerdhat njeri. Kushtetuta e thote qarte, qe Presidenti zgjidhet me 50% +1 vote.
    Une besoj se Rama i ka mbi 50% te votave.

  4. Cfare votash ke ti hale me nder qe te zgjedhesh president. A nuk ua shurri ai marreveshjen e 5 qershorit, apo ishte pjese e lojes dhe ajo qe mos vinit ne pushtet me LSI ne.?

    Rrace e qelbur, e shate vettingun gjithe kohes ne fund a votuat se debila.

  5. Berisha eshte suksesi i Rames. Mjafton te shofesh historin. Rama fitoi se Berisha si kar, shkoi e vrau ne bulevard. Po te mos kishte vrar, ajo protest do ishte fundi i Rames ne vend qe te behej fillimi i Rames. Pastaj shkoi e zgjodhi nje buratin si Lulushi perball Rames. Tani na thot qe deshtimet kan qen te Lules kur te gjithe din se Lulja sbente asnje askion politik pa pelqimin e babes (pervec atij te perjashtimit te babes). Tani qe ka halle familjare na ben sikur do na sjell demokracin qe se solli dot kur ishte ca me i ri e jo me tani plak. Per hallin e vet do me u bo kryetar duke e ditur shum mir se e penalizon PD dhe e le ne opozit te perjetshme. Edhe nqs e mbeshtet antarsia, elektorati gri (i pavendosur) nuk do votonte kurre per nje figur kaq te konsumuar. Lum si Rama qe te ka.

  6. Arriti puna që një kandidat për president e kërkuam në Golem. I doli emri dhe dikush tha, po ai ka ikur në Greqi. Pastaj u morë në telefon Fatos Beja që e njihte kandidatin dhe tha, në Greqi është por ka dhe shtëpi në Golem. U nis një makinë në Golem për të gjetur Presidentin e për t’i thënë a e pranon detyrë. Kur ai nuk u gjet në Golem, Saliu tha epo Fatosi na çorienton se është vetë latent. Kjo kulmoi me propozimin e Nard Ndokës për të bërë Ismail Kadarenë President dhe iu ngarkua atij të flasë me Kadarenë, pro ai nuk i hapi telefonin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *