• |
ide | kryesore

Duartrokitjet e minutës së 7 në Anfield, e motra e Ronaldos i falenderon: “Nuk do ta harrojmë kurrë”

-Instant, Sport



“Faleminderit për atë që bëtë. Ne nuk do ta harrojmë kurrë.” Cristiano Ronaldo mbetet ende në heshtje, i tronditur nga humbja e njërit prej binjakëve gjatë lindjes së partneres së tij Georgina Rodriguez. E ndërkohë, motra e kampionit portugez Elma dos Santos Aveiro është kujdesur të falënderojë tifozët e Liverpool për nderimin prekës për vëllain e saj: në minutën e 7 të ndeshjes së Reds kundër Manchester United, i gjithë publiku në Anfield u ngrit në këmbë për të duartrokitur dhe kënduar, duke i dedikuar CR7 himnin e tyre ‘Nuk do të ecësh kurrë vetëm’. Një gjest që do të mbetet i skalitur në kujtesë.

Motra e Cristiano Ronaldos komentoi edhe fjalët e teknikut të Liverpool, Jurgen Klopp (“7 ishte e mrekullueshme, i jemi afër Ronaldos”): “Faleminderit Zotit që ka ende njerëz të mirë në botë. Faleminderit të gjithëve për dashurinë dhe respektin për vëllain tim të dashur”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *