• |
ide | kryesore

Milan beson, Maldini paralajmëron Interin: “Mundësi për titullin, do ta provojmë deri në fund”

-Instant, Sport



Pas fitores me përmbysje ndaj Lazios, Paolo Maldini karikon kuqezinjtë për të vazhduar deri në fund ndjekjen e ëndrrës titull. “Nuk mund ta përmendim si një objektiv të parëndësishëm. Në njëzet vitet e fundit, Milani ka fituar dy tituj kampion: do të ishte një rezultat i jashtëzakonshëm – shpjegoi drejtori teknik i kuqezinjve për Milan TV -. Kur të rastis mundësia, duhet të përpiqesh deri në fund. Pastaj nëse gjërat nuk shkojnë mirë, e di që gjithësesi ke bërë më të mirën”.

“Jam krenar për ekipin, për stafin dhe për atë që na japin tifozët – shtoi Maldini – është një emocion i vërtetë, thelbi i punës sonë, ajo që na bën të ndihemi mirë dhe që na bën të jetojmë me emocione, ndonjëherë të paqëndrueshëm, por që shkakton ndjesi shumë të këndshme. Në sezone si ky, qëllimi është të bëjmë më të mirën e mundshme: duhet të synojmë shumë lart”, vazhdoi ai.

“Në fillim të vitit dikush nuk na shihte kaq lart, por ne duhet ta përdorim këtë si një stimul. Shifrat flasin vetë – kujtoi Maldini -. Për të qenë këtu dhe për të ruajtur këtë nivel duhet të mbajmë këtë frymë sakrifice. Nëse jemi këtu, është sepse kemi besuar gjithmonë te titulli – përfundoi Maldini –. Ndoshta edhe kur nuk e komunikonim, gjithmonë e kemi menduar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *