• |
ide | kryesore

Tre manipulime me peticionin kundër Yuri Kim

-Instant, 1, Ide
andi bushati



Një peticion on line i nënshkruar nga më shumë se 5 mijë vetë kundër metodave dhe sjelljes së ambasadores amerikane Yuri Kim, ka tubuar sa hap e mbyll sytë gjithë skalionin e dytë dhe të tretë të ushtarëve që kanë në dispozicion mediat e regjimit. Po të shikosh titujt e tyre duket sikur në këtë vend po bëhet hataja. Dikush e quan një njollë në nderin e shtetit, një tjetër ringjallje të fantazmave enveriste, disa bërtasin për mungesën e integritetit moral të firmëtarëve ndërsa, më të zellshmit i kthehen refrenit të njohur, se punët kanë shkuar aq keq, sa tanimë nuk tolerohet dot mos ndërhyrja e SPAK.   

Por, përtej kësaj zhurmënaje shurdhuese, që buron sa nga interesi për tu strukur pas hijes së një hiperfuqie, po aq dhe nga atavizmi i trashëguar për t’iu servilosur më të mëdhenjve, vihen re tre klishe manipulative që rrëzohen menjëherë sapo dikush tenton të vërë në punë, në mënyrë të pavarur, trurin e vet. 

E para, se se ky peticion po organizohet nga militantët dhe fanatikët e Berishës. E dyta i mëshon kotësisë së kësaj proteste ndaj ambasadores, pasi ajo nuk bën asgje tjetër veçse përfaqson politikat e Departamentit të shtetit. Dhe e treta, e cila artikulohet më me pathos, është akuza gjithnjë e më prezente për anti amerikanizëm. 

Le ti shikojmë njëra pas tjetrës…  

1

Po, natyrisht, që atë peticion e kanë firmosur edhe mbështetës, militantë, madje dhe fanatikë të çartur të Sali Berishës. Do të ishte absurde që kjo të mos ndodhte, kur një pjesë e mirë e tyre janë të bindur se ndaj opozitës po bëhet një padrejtësi, për sa kohë lideri real i saj konsiderohet si i korruptuar dhe minues i demokracisë, ndërsa regjimi kleptokrat i Edi Ramës, një parner i ndershëm dhe besnik. Por çështja nuk është këtu, sepse mes emrave të firmëtarëve unë pashë edhe shumë të tjerë që nuk kanë asnjë lidhje me ish presidentin dhe kryeministrin e dikurshëm. Dhe nuk më duket e çuditshme që sot, mund të ketë bashkëqytetarë, që megjithëse nuk e duan apo nuk e kanë votuar kurrë Berishën, të jenë të ndjeshëm kur e shohin një ambasador të huaj të bëjë presion mbi vendimet e drejtësisë, apo të përfshihet në garat elektorale mes partive politike, madje dhe brenda tyre. Për çdo njeri me minimumin e integritetit pesonal dhe me  sadopak respekt për veten, një gjë e tillë është poshtëruese dhe fyese. 

Ne vërtet e kemi pranuar ta cënojmë me bindje sovranitetin tonë, kur i kemi thënë po dizenjimit dhe financimit të reformës sonë në drejtësi nga ShBA, por kjo nuk do të thotë se për hir të kësaj, duhet të mbyllim sytë kur çdo diplomati të prekur nga sindroma e Lorencit të Arabisë, i hipën në kokë të bëjë edhe gjykatësin edhe prokurorin. Dështimi i drejtësisë së re, nuk mund të arrnohet me vendime të diktuara nga Donald Lu apo Yuri Kim.         

Po ashtu, cilido që e njeh dhe e do sadopak demokracinë, e ka të vështirë të kuptojë se si një përfaqësues kalimtar i SHBA-së në këtë vend, mund të ketë fuqi më të mëdha sesa vota popullore, për të vendosur se kush duhet të ulet apo jo në parlament, se cili duhet të jetë në krye të partive apo bashkive. 

Qytetarë të tillë, më shumë sesa Berishën, apo dikë tjetër duan një vend normal, që funksionon sipas standarteve perendimore dhe idealeve amerikane. Ata e kanë nënshkruar peticionin si të tillë dhe kjo i’u bën nder.

Ndërsa tentativës së mediave të regjimit për ti portretizuar ata përmes klisheve partiake i ka dalë boja. Kështu kanë bërë edhe  me mbrojtësit e teatrit edhe me ata të unazës edhe me studentët që protestonin duke i paraqitur si opozitarë ekstremistë. Edhe në këtë rast duan thjesht që ti intimidojnë duke përdorur trysninë e hegjemonisë amerikane, që këto kohë i shkon për shtat, propagandës së pushtetit.     

2

Po është qartë se Yuri Kim nuk bën në Tiranë politika personale. Ndonëse mund ti evitojë përqafimet e ngrohta me njerëz të njohur publikisht si të korruptuar, ndonëse mund ti zgjedhë më me kujdes vilat ku preferon të pushojë, në linja të trasha ajo udhëzimet i mer nga DASH. Pra është e kotë të përgënjeshtrosh duke thënë se ajo nuk vepron me kokën e saj, apo se nuk është e kapur nga qeveria. Këtë e kanë vënë në dukje disa herë edhe përfaqësuesit e Uashingtoniit zyrtar që kanë folur për Shqipërinë. Këtu debati është i mbyllur. Por, ama duke theksuar se ajo vepron sipas udhëzimeve të eprorëve, kjo nuk do të thotë aspak se ndërhyrjet e saj në sistemin e drejtësisë apo brenda partive politike janë domosdoshmërisht të drejta. Si çdo akt publik edhe ato që ajo bën mund të tubojnë njerëz, deputetë, gazetarë, apo aktorë të shoqërisë civile, që kanë të drejtën e një mendimi të ndryshëm. Prandaj në këtë kuptim pozicionimi fallco duke u fshehur pas mburojës ajo flet në emër të DASH, është një manipulim pervers për të mos lejuar debatin demokratik dhe për të mos përfillur ata shqiptarë që mendojnë tjetërlloj.

Pikërisht kjo kategori, e atyre që u qëllon të mendojnë ndryshe, ka filluar të stigmatizohet me epitetin rrënqethës “anti-amerikanë”. Ata vizatohen si armiq të vendit Uillsonit, që garantoi ekzistencën e Shqqipërisë, të Klintonit që çliroi Kosovën dhe të Bushit që firmosi pavarësinë e saj. Ata anatemohen si elementët e rrezikshëm që po venë në lojë garancinë më të madhe të këtij kombi, aleancën tonë me partnerin strategjik.

Në fakt, nuk ka përrallë më groteske dhe më të pështirë sesa kjo.

Po është e vërtetë, duhet pranuar, ka pasur përherë shqiptarë që kanë qenë, në fillim të ‘90-ave, kundër burgosjes politike të liderit të opozitës nga Berisha, kur ky i fundit ishte kanakari i Uashingtonit. Ka pasur dhe të tillë që u tallën me Fatos Nanon, që doli nga qelia më katolik se papa dhe i jepte mësime Evropës plakë se si duhej të reshtohej përkrah Bushit në luftën në Irak. Ka pasur nga ata që nuk besuan tek eksportimi i demokracisë dhe te çuarja e panevojshme e trupave tona në Mosul e Afganistan, që tani pas kaq kohësh rezultoi e kotë. Ka pasur nga ata që nuk e duruan dot etiketimin si burrë shteti nga Arvizuja dhe as spekullimet se në PS gëlonin celulat anti-amerikane.

Por të gjitha këto qëndrime janë normale. Ato duhen parë si opinione ndaj politikave të njerëzve apo administratave të veçanta dhe jo si një mëri ndaj Amerikës eterne dhe vlerave të saj. Sot askush nuk e stigmatizon si tradhëtar Oliver Stonin, kur numëron gabimet e vendit të tij në raport me Rusinë dhe as Noam Chomskyn kur reket të zhbëjë mitin e rremë të ëndrës amerikane.

Natyrisht edhe këtëj nga anët tona, askush nuk është i çmendur të të quante anti shqiptar kur kundërshtoje me forcë një politikë të caktuar të Berishës dje, apo kur e bën me një të tillë të Ramës sot.    

Një gjë duhet të jetë e qartë. Një shqiptar që i beson versionit të Blinkenit, Rickerit, apo Yuri Kim, nuk e do më shumë Amerikën se një i ngjashmi i vet që ka zgjedhur të dëgjojë fjalën e ish shefit të shërbimeve sekrete të Trump, Richard Grenel, apo atij kongresmenit të panjohur Lee Zeldin. Ata nuk mund të ndahen në “pro” apo “kundër”, thjeshtë për faktin se në mënyrë të drejtë apo të gabuar, kanë bërë të tyret rrëfime apo lobime të ndryshme.

Në fakt, po ndodh pikërisht kjo. Mendimi i atyre që nuk i bind versioni i kësaj administrate që i shkon përshtat klikës në fuqi, po skuaflifikohet duke u anatemuar me epitetin, sa të rëndë dhe po aq qesharak të anti amerikanizmit.

Ky truk po përdoret edhe ndaj mbi 5 mijë firmëtarëve të peticionit që kërkojnë një sjellje brenda kornizave diplomatike të ambasadores Kim. Ata po shpallen si rreziku që kërcënon idilin tonë me superfuqinë. Por ndryshe nga ç’thuhet ata nuk janë as thjeshtë berishistë, as kritikë personale të Yuri Kim, dhe mbi të gjitha, as antiamerikanë. Ata janë para gjithçkaje njërëz që duan të kuptojnë, të debatojnë dhe pastaj të dëgjohen. Ata nuk na turpërojnë, po na nderojnë. Sepse edhe sikur të supozojmë se e kanë keq, në përpjekjen e tyre të gabuar drejt lirisë, janë shumë më dinjitozë se zvarranikët që i nënshtrohen pa menduar hegjemonisë.

©Lapsi.al



47 Comments

  1. ZENI I BABIT JA FUT KA**N NE PIDH ARMINA MEVLANIT,KURSE YMER G KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH FRROK CUPIT,KRESHNIK SPAHIUT,CARLO BOLES BOLINO DHE KOL SALLAKU SKYPE-se thotë:

    ZOTI BUSHATI DHE ZOTI SHKULLAKU A ME QELBESIRE I MBANTE GOJA ERE YMER GELBAZA KELLIRES KUR JA FUSTE LLAPEN NE BYTH SALI BERISHES APO TANI KUR JA FUT LLAPEN NE BYTH EDI RAMES?

  2. GREG KRISTAQ RAMA BABA I ZAHOS-EDI RAMES NUK I PUNON VEGLA NGA PERDORIMI I TEPER I KOKAINES thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA ME NJE DOSJE TE RE PER FAMILJEN E EDI RAMES

  3. Plot qyfyre der sa te vije vera,
    nga Shqiperia porsi nga hera,
    fukarallekun mullar tek dera,
    …e te tjera, e te tjera…

    Amerika shoqken Kime e ka urdheruar,
    shpejt shtetesi shqiptare per te kerkuar,

    pastaj hapi tjeter do jete garimi ne PD si kryetare,
    se Alibeut nuk po ja mba breket ushkuri hic fare,

    kjo do jete dhe zgjidhja me e mire more shoqeri,
    – te garoje Yuri per kryetare partie ne Shqiperi,

    ashtu edhe Enkelon nga sekelldia e shpeton,
    edhe ajo vete me Saliun del hapur e lufton,

    mos fshihet kot pas Enkelos si dordolec-kryetar,
    se nuk e ben dot Kryetar, sa behet Prifti me barr!

  4. Shkrimi ka mjaft krahasime historike,atavizma dhe hamendje
    Kudo ne bota behen peticione qe zakonisht i lexojne askush.Cdo tjerrje e mendimit eshte konsum mediatik per asnje premise.
    Saliu mezi po pret qe ta denojne sepse do shpetoje vehten ,familjen dhe fansat e tij.
    Ndoshta del ne pension ne hotel kashta por do te ishte auto vrasje sepse do te behej ¨hero¨ me motivacionin e hajdutit dhe vrasesit.Edhe Meta pret qe te behet ḧero¨ me goten e rakise dhe thesin afer.
    Amerika nuk eshte prone e askujt por eshte aspirate e jashtezakonshme.

  5. Analize brilante dhe racionale. Pa dyshim Andi mbetet gazetari me I mire I kesaj mazhorances mafioze.

    Kur kritikonin Pinocetin ne Kili opozitaret I quanin antiamerikane pikerisht si tani.

    Prandaj shume e drejte analiza e Bushatit.

    Sa per Kimin apo drejtoret e ndihmesat e ndihmesave ne DASH tregoi qarte Afaganistani,Ukraina dhe shume shpejt Taivani qe jane jashte cdo realiteti se si po ndryshon bota.

    Qeveria amerikane eshte per te ardhur keq ku ka degraduar.

    1. Sduken mirë me këtë president që takon hijet….

      Është një amerikë e shëmtuar që e duartrokisin vetëm qelbësirat sot.

      Do fuqizohen plerat si rama vuçiç putin etj

    2. Berisha ka certifikuar sipas meje të gjitha aktet e rënda politike që Lulzim Basha ka ndërmarrë që nga 2013-ta deri më sot. Duke përfshirë mospjesmarrjen në koalicionin e reformës territoriale, djegien e mandateve, përpjekjen për të sabotuar zgjedhjet lokale të vitit 2019.Me pese mije shpellkare luftohet amerika

      1. fajin e ka saliu, se rama vjedh abuzon dhe trafikon cdo gje, edhe per lulin fajin e ka sala se duhet te mesonte se ca do bente, nderkohe berisha i dha shanin te behej DIKUSH jo nje bibilush i dhjere ne mut sic u be nga Rama, pra fajin e ka saliu.
        bile bile fajin e ka saliu qe yt ate qiu tet eme e dole ti nje kokeloqe fugshqyer

  6. Peticion qe, per fat te keq, nuk vlen shume!

    Monstrave vetem sa iu shtohet lavdia me keto peticione kunder!

  7. Sepse edhe sikur të supozojmë se e kanë keq, në përpjekjen e tyre të gabuar drejt lirisë, janë shumë më dinjitozë se zvarranikët që i nënshtrohen pa menduar hegjemonisë.

    Nje arsye pse e kam firmosur.

  8. Une mendoj se te gjithe ata qe nenshkruajne peticionin, apo shprehen kunder nderhyrjeve te
    Zonjes ne procese gjyqesore apo ne zgjedhjet partiake sic po ben Ambasadorja e nderuar, duhet
    te futen ne burg. Kjo nuk do te ishte dicka e re per popullin tone liridashes. Ka pasur disa vale
    burgosjesh gjate dashuri-urrejtjeve tona me superfuqite e kohes.

    Vala e pare- U burgosen gjithe ata qe gjate viteve 1944-1948 flisnin kunder bashkimit te Shqiperise
    me Jugosllavine e Titos.

    Vala e dyte – 1948-1961 Burgosja e atyre qe flisnin mire per Jugosllavine dhe ata qe flisnin kunder miqesise Shqiptaro-sovjetike.

    Vala e trete- 1961-1977. Burgosja e atyre qe flisnin mire per sovjetiket e Jugosllavet dhe keq per kinezet

    Vala e kater-1977-1991. Burgosja e gjithe atyre qe flisnin mire per Jugosllavet, Ruset, Kinezet e
    Amerikanet.

    Pas 1990-es nje dashuri e dalldisur i kapi shqiptaret dhe sidomos pushtetmbajtesit per Ameriken.

    Cdo kush qe belbezon qofte edhe ndonje verejtje te vogel si psh mbeshtetja dhe favorizimi i qeverise

    me te korruptuar qe ka patur Shqiperia ndonjehere, apo goditja qe po i jepet opozites dhe pluralizmit

    duhet te futet ne burg qe mos ta shohin diellin per njezet vjet.

    1. Ik o rrobqir i LGBT se do ju qijme Rrobte. Prit sa ta mar Rusi ukraimen dhe do shporret Amerika homoseksuale

    2. Me prapanicat zbuluar, ulur në një sobë të ndezur, duke kënduar hymnin komunist të internacionales thotë:

      Shumë më i kjartë e realist është komenti anonim i atij që ka komentuar në orën 18, 47, për abuzimet me lirinë e sovranitetin, sesa “analiza” kontradiktore e Bushatit që i kapërcen etapat historike të politikës “sovrane” të Shqipërisë, duke u ndalur vetëm në situatën aktuale të “peticionit me 5 mijë nënshkruesve” kundër ambasadores amerikane e DASH.
      Bushati e cilido tjetër analist, për të na bindur për “rëndësinë e sovranitetit ” të Shqipërisë tonë halleshumë e të vogël, duhej vetëm të bënte këtë krahasim me pyetjet konkkrete

      Kur ka qenë Shqipëria më e “lirë e sovrane” e shqiptarët më të pasur e nivel jetese më të lartë:, në 47 vitet e regjimit kriminal diktatorial enverist kur sovranitetin ja patëm dhuruar jugosllavëve, sovjetikëve apo kinezëve, apo në këto 31 vitet e fundit, që “sovranitetin” ja dhuruam sistemit demokratik perëndimor apo NATO-s ?
      Kur kanë qenë zgjedhjet më demokratike, në periudhën e diktaturës enveriste kur votohej nën dhunën diktatoriale që të kushtonte jetën, vetëm për një parti, apo në dekadat e fundit të sistemit demokratik pluralist, ndonëse me probleme të shumta të abuzimeve korruptive që vinin nga mungesa e kulturës demokratike perëndimore ?
      A thua vërtetë se nuk ka pasur vjedhje e korrupsion gjatë diktaturës e këto i erdhën Shqipërisë vetëm në sistemin demokratik ?
      Të rijtë që nuk e kanë përjetuar kohën e Enverit, nuk e dijnë që nën zë shqiptarët thonin :
      “More sa i pasur paskej qenë ky shtet, ! Vidh e vidh e ska të mbaruar” .
      Po çfarë vidhnin të gjorët shqiptarë ?
      Ato pak para që ju jepte shteti që ju vidhte 80% të produktit të punës së tyre. apo fshatarët e gjorë kooperativistë që “vidhnin” ca kallij misri për të ushqyer fëmijtë e urritur nga arat e tyre pasi paguheshin me më pak se një dollar në një ditë të gjatë pune.
      Bushati sigurisht që nuk e ka ndjerë në fëmininë e tij këtë mjerim dhe e ka të vështirë të bëjë krahasimet, ashtu si edhe i nipi i Spiro Kolekës apo e mbesa e Beqir Ballukut.
      Në vitet e fundit të regjimit diktatorial enverist, edhe po të kishe pak para, tregun e ushqimeve e kishe thuajse fare bosh.
      E ka përshkruar me sarkazëm aktori i shquar Skënder Sallaku , këtë ndryshim kur thoshte :
      “Shkon të blesh mish në një dyqan “mishi” e gjen kasap, kurse tani në dyqanin e misht sheh fjalën “kasap” e gjen çfardo mishi që të pëlqen”

      E pra cilin lloj “sovraniteti” duhet të zgjedhim o Andi ?
      Sovranitetin e skllavërisë së plotë e të mjerimit e dyqaneve bosh, apo “skllavërimit” nga “guvernatorja” amerikane Kim që kërkon nga drejtësia shqiptare të ndëshkojë politikanët që vjedhin qindra miliona euro ?

  9. ME SHUME MUNDESI KA PLAKA IME MJE FITUE EUROLOTORINE A YMER GELBAZA KELLIRA MJE FUT KARIN ME PIDH.?! thotë:

    LEXUESE TE NDERUAR TE LAPSI.al NJE PYETJE KAM

  10. analistit bushati;me keqardhje po ti shkruaj dy rreshta.une qe nenshkruajta peticionin skam asnje lillje as me berishen,ramen apo ndonje tjeter.nuk jetoj ne shqiperi prek kohesh.pra nuk kam asnje interres.por ju kam vleresuar per analizat e komentet tuaja te sakta qofte per serishan,ramen,bashen si dhe per pronarelagene mediash .me kete shkrim ke fole si nje njeri qe nuk din çfare thua ose me e keqja si servil gje qe hedh poshte gjithe ato çfar ke thene deri tani.kim eshte ambasadore e shba kjo nuk i jep te drejten te beje çfare te doje sipas qefit e te tjeret te heshtin.po te ishte nje personalitet i shquar edhe mud ti merret ndonje mendim.por nje injorante me kuptimin e plote te fjales nuk pranohet.e them sepse nuk i nje as detyrat eas rregullat me elementare.mendon se ne jemi, si kinezet por gabohet.a ishte kjo komuniste e mao ce dunit qe njohu zgjedhjet parlamentare pa dale akoma rrezultati.a ishte kjo qe beri te pa munduren perte mbajt bashen duke vrare pluralizmin e demokracine.a eshte kjo qe po mundohet te mbaje alibeijn(me sa di une ka nje vedha trafikant droge)e shume te tjera.jo te bejme peticion por edhe protesta qe ta largojne e mos te sjellin me ne shqiperi njerez te dores fundit ne nivelin e pastuesve, si kim,don lu,arvizu widhers e te tjere qe vijne e mbushin gjepat me leket e popullit i fusin gishtin shqipetareve.a nuk mbeshtet kjo nje te droguar si rama (te beje testin e droges ne eshte i paster)te koruptuar etjere.ti shkrova keto se me preke aty ku nuk mbaj.si firmetare i peticionit jam gati te vij ne shqiperi ne qoftese behet proteste e nuk kam frige nga asgje.as nga kimi qe se vleresoj fare si ate si ramen si ke qef ti sdua tja di as per ameriken.jam shqiptar e me interreson vetem shqiperia

    1. I paemër 26/04/2022 te 19:28 – perpara se te vish ne Tirane nga katundi ku je sot, do besh mire te meresh me pune qe te takojne. Shko puno fushen, mjel lopen dhe regullo catine e shtepise. Mos u mer me filozofite antiamerikane te Bushatit. Bushati e ka pune profesionale marjen me ambasadoren Amerikane. Por ti cdreqin hyn ketu? Dhe do te besh mire qe te kthehesh prape ne bangat e shkolles fillore.

      1. sa injorant me dukesh.as nuk e di si punohet toka qe se kam bre kurre,as per lopen.por fatkeqesi e kesaj kohe jane njerez si ti qe i ka rene kemba ne asfalt e mendojne se kjo eshte bota.nuk jam injorant si ty te them se e ka thene ambasadorja apo kryeministri,apo berisha a basha e duhet detyrimisht ti besojme.kjo ide eshte kulmi i injorances e njerezve qe nuk kane as filloren pra e analfabeteve. bushatin e njoh me mire se ty dhe ato qe i thashe jane te drejta.

      2. peticioni i nisur nga disa përkrahës të tij, nuk është gjë tjetër veçse “xhihad” krejt aritificial që Sali Berisha ka nxitur edhe në të shkuarën nga lart, thjesht për interesa të ngushta.

        Në vitin 1997, për herë të parë, shefi i shërbimit sekret shqiptar, njeri i afërt i Sali Berishës, Bashkim Gazidede, artikuloi tentativat e një “xhihadi antiamerikan” në Parlamentin shqiptar, ku akuzoi Uashingtonin se ka rrëzuar Berishën nga pushteti

    2. As në Moskën ‘armiqësore’, ku po bëhet luftë e egër, s’i ka shkuar kujt mendja deri në këtë të zezë’. Berisha që edhe tani po ndërsen turma kundër përfaqësisë së SHBA, ‘kokë- dashin’ e nisi edhe shtator 1998: Urdhëroi që ambasada amerikane të sulmohet me tanke, por nuk iu bindën as njerëz të afërt. Mund të ndodhë që në mes të natës këta njerëz të ‘fryrë’ si anti- amerikanë apo si ‘demokratë të Berishës’ t’i venë zjarrin selisë së Ambasadës.Byroisti i fundit i salihut gjithmone jeton jashte,por aktivitetin e ka te byrektorja e shqupit te salihut

      1. them qe ju jeni nje vegel rilindjes.per keto nuk merrem me ju.po deshe mund tju dergoj nje garanci dhe nje bilete avioni qe te keni mundesi te hapni syte e shikoni boten.mbetshi me shendet e lumturi ne demokracine tuaj.ciao

        1. I paemër 27/04/2022 te 13:23 – ti se ke idene se cfare shkruan. Prandaj te thashe qe meru me brumin e pices, mos komento artikujt e Andit. Jeto ne boten tende te picave se te jep shendet dhe te kthjellon mendimet. Bota e Andit eshte per bolshevike e Marksiste borgjeze dhe ti nuk je nga ata. Ti je po pull i thjeshte

      2. Pa shiko se mos nuk je informuar mirë për ato tanket që Berisha kishte urdhëruar që ta sulmonin në 1998-ën ambasadën amerikane ?
        Sipas lajmeve të agjensisë prestigjioze të Çupit, në vitin 1998 Berisha kishte dhënë urdhër që ushtria shqiptare me marinën e aviacionin e saj do të sulmonte SHBA.
        Sipas njoftimeve të Çupit të konfirmuara edhe nga Mero Baze, Berisha do të dërgonte 5 aeroplanmbajtëset e saj më të mëdha me nga 300 avionë sulmues supersonikë sejcila në brigjet e SHBA për ta pushtuar ate.
        Nuk dihet arsyeja se përse Berisha e anulloi ate urdhër.
        Thua ta ketë këshilluar Gazidedja apo Fidel Kastro

    1. Kur ju do bytha ju jeni pro dhe keni te drejte por kur perseri ju preket bytha ju jeni kundra dhe perseri keni te drejte . O kurva te lindura , ju nuk jeni as pro e as kunder ju jeni me ligesine sepse keni jindur kurva e do vdisni kurva .Ju per partine qini veten tuaj ne bythe o prostituta partish.
      Ju nuk kemi as din e as iman e jo me miq e armiq .

  11. Nuk ke kapur më kryesoren Andush.
    Të gjithë ata që kanë firmosur këtë peticion, po skedohen emër për emër nga Ambasada Amerikane.
    Dhe nëse dikush prej tyre nesër do të kërkojë vizë, apo i del llotaria amerikane, skualifikohet pa i dhënë asnjë shpjegim.
    Andushi e di këtë, prandaj vetë ai, nuk firmos. Bile as Qimi, djali i ambasadorit komunist nuk firmos.
    Pse ka akoma njerëz që e mendojnë budall Qimin…?

    1. Antiamerikan = Antishqiptar , ka qene , eshte dhe do te jete postulati atdhetar o skllever te Sali Berishes, Enver Hoxhes , Edi Rames dhe te gjithe te kuqve te deklaruar dhe te kamufluar te te ketij vendi.

  12. Jo te gjithe ata qe dalin ne Perendim jane te hapur ndaj tij, te drejte e te sinqerte si Andi Bushati, te cilin e pergezoj per analizen e sakte, si gjithmone, sepse ka ditur te marre cka kemi dashur te gjithe, fjalen e lire, kurajon dhe endrren per ta pare Shqiperine e tij nje vend te qyteteruar perendimor.

  13. bythqiret e Sali Berishes jane shume qesharak Vertet kujtoin se Amerika do merret me nje pacavure qe kane nenshkruar 3000 maloke qe lahen nje here ne muaj dhe e kane morrin per tu vra me llastik hahahah Amerika fshin bythen me Sali Berishen o shpellare

    1. Jo o jo se sjan malok por jan shqiptar! Jan bij nenash qe mendojn si te duan dhe do ta shprehin si te duan mendimin e tyre! Ti nuk je askush te vesh epitete prandaj mere injorancen tende dhe mbaje fort vetemvte lutem mos bej si i zgjuar se nuk je! Viti 2022 dhe mereni akoma me malok me shpellar e me epitete te tilla ! Seriozisht mendesi te shpifura qe smundem as ti konceptoj dot! E tmershme! Une qe e kam firmosur jam me origjin nga laberia dhe ler e rritur ne kryeqytet! Mjafton nje kundershembull per te hedhur posht nje teori! Prandaj te sygjeroj qep gojen lexo me shume dhe hap horizontin o i paemer!

  14. dhiz is a mirakull ov fridhem.Ju lutem zotrinj analista dhe opinjonista qy nen flamurin kalteror t liri demokracis me stemen e vjeter t ekipit dinamos ,porsi nji shkomb graniti qy t rexistoni kundra meduzs t korrupcjonit ,kokains,kanabisit kerp,inqenerator djegsit qy asht Rama I Zi .ju dhe doktori do fitoni zgjedhjet e 2033 kundra rams .po pooo .

  15. I nderuar Z. Gazetar . Debatet per demokracine ne nete moment delikat mund te kurseheshin. Te kenaqur per kete moment jane Serbet dhe ruset qe po kalojne nje moment te veshtire nga lsanksionet nderkombetare. Prioritetet e Shqiperise jane pertej polemikave pabukse per perfaqesuesen e shtetit amerikan ne Shqiperi. Mjaft me provokime pseudoparimore se po dukeni me katolike se Papa!

  16. Vazhdo meru me shpellaret ti kurve mavi. Shko dhe ne shtepi ndonjehere se ne shpellaret shfrytezojme rastin. Varja rilindjes

  17. Shkeputa nje rrjesht nga shkrimi qesharak i enveristit, Bushatit “Ata janë para gjithçkaje njërëz që duan të kuptojnë, të debatojnë dhe pastaj të dëgjohen. Ata nuk na turpërojnë, po na nderojnë. ” Berishistet kuptojne vetem Berishen, per te tjera truri i tyre sfuksionin, ata nuk debatojne ata urdherojne, e gjithashtu ata nuk degjojne sepse kane kapur nga nje hu ne dore e qellojne kunder gjithshkaje qe ju del perpara. Absurdi i turmave berishjane as na nderojne e as na turperojne thjesht na lene me goje hapur nga çudia.

  18. Nje falenderim per komunistet hajdute zhulsa bythqira qe po mbrojne ameriken! Rrofte amerika garantuesee e prones dhe kapitallizmit ne allbani!

  19. PO pra Bushato, po ti harron qe “minues te demokracise” per Berishen eshte akuze e DASH.
    Kurse “kleptokrat” etj etj per Edi Ramen eshte akuze e jotja personale. Pra e thene si ne gjimnaz, eshte cfare do doje ti te kishte thene autori me vepren 🙂

  20. ARRESTIHET YMER G KELLIRA ,POLICIA E KAPI DUKE MASTURBUAR AFER PALLATIT TE ARMINA MEVLANIT thotë:

    YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH FRROK CUPIT ,KRESHNIK SPAHIUT DHE DRITAN HALE’s

  21. Por meqë ftesa verbale për “dasëm” qenka bërë pas mesit të natës, kujtoj se e njëjta gjë ka ndodhur edhe 5 vjet më parë, kur na larguan. Natyrisht, pa votë dhe pa mbledhje forumesh politike.

    Të paktën, orën mund ta kishin ndërruar. Se në dorë vetë e kishin, si atëherë edhe tani”, shkruan Patozi.

  22. YMER GELBAZA JA FUT KARIN NE BYTH FRROK CUPIT ,DRITAN HALE’s,CARLO BOLES,DHE KOL SALLAKU SKYPE-s thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA JA JAP 20 leke ASTRIT PATOZIT DHE JA FUT KARIN NE BYTH HAHA HAHA

  23. Dy delegacione të nivelit më të lartw të mundshëm në aspektin politik janë në Tiranë dhe janë qartazi vetëm për ata shqiptarë që mbështesin Perëndimin. Dhe natyrisht që nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga linja e tyre.

    Është problemi i shqiptarëve nëse mes Perëndimit dhe “duam babistëve”, u mbajnë oturakun këtyre të fundit, derisa të shuhen rrugëve si mbetje toksike talibane të shekullit 21

    1. Fashistet kolonizator feudalist korporatist Amerikan qe kane ende guxin te keqperdorin fjalen demokraci. Amerika ngordhi para dy ditesh kur administrata e Biden krijoi ministrine e keqinformimit prane Departamentit te sigurise se brendshme. Kjo ministri do arrestoj dhe denoj pa gjyq cdo njeri qe mendon dhe flet kunder qeverise dhe elites pir dhe gjerave qe bejne keta. Ja pra denohesh per agjitacion dhe propagande por vetem se diktatura Amerikane eshte me e eger se diktatura komuniste. Ne komunizem ishim te barabarte ndersa ne Fashizem elita sundon ne nje pabarazi te tmerrshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *